8311Makinistë lokomotive
Grup njësi · 12 profesione
Përshkrimi
Makinisti i lokomotivës drejton ose asiston drejtimin e lokomotivës në transportimin e pasagjerëve dhe mallrave.
Detyrat kryesore
- Drejtojnë ose asistojnë në drejtimin e lokomotivës me avull, elektrike ose me naftë;
- Drejtojnë një tren pasagjerësh të nëndheshëm dhe mbi tokë;
- Drejtojnë një lokomotivë me vagonë të ngarkuar nën tokë dhe mbi tokë në minierë ose me gurore;
- Kontrollojnë për të gjitha rreziqet e mundshme, respektojnë sinjalet dhe shenjat treguese;
- Drejtojnë sistemet e komunikimit për t’u lidhur me ekipet e trenit dhe kontrollorët e trafikut për të garantuar një drejtim të sigurt me oraret e trenave;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një makinist lokomotive mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
- Të ketë njohuri në mirëmbajtjen e lokomotivës.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Makinist elevator për trena
- Makinist lokomotivash për gurore
- Makinist lokomotive
- Makinist lokomotive për miniera
- Makinist motori hekurudhor
- Makinist motori për gurore
- Makinist motori për miniera
- Ndihmës makinist lokomotive
- Ndihmës makinist motori hekurudhor
- Operator i makinerisë organellë në minierë (Arganellist)
- Elektrovozist në minierë/operator i elektrovozit
- Drejtues lokomotive

