8312Frenues, sinjalizues dhe këmbyes shinash në hekurudhë
Grup njësi · 14 profesione
Përshkrimi
Frenuesi, sinjalizuesi dhe këmbyesi i shinave në hekurudhë merr përgjegjësi dhe siguron lëvizjen e trenave gjatë transportit, kontrollon lëvizjen e trafikut hekurudhor me anë të sinjaleve, ndërron drejtimin e shinave dhe ndalon trenat në stacion, drejton trenat që të marrin mineralet në minierë dhe kontrollon lëvizjet e tyre.
Detyrat kryesore
- Marrin përgjegjësi dhe sigurojnë lëvizjen e trenave gjatë transportit;
- Kontrollojnë trafikun e hekurudhës përgjatë linjave me anë të sinjaleve dhe ndryshojnë çelësin në kutinë e sinjaleve;
- Ndryshojnë dhe bashkojnë shinat përgjatë hekurudhës dhe rregullojnë binarët në përputhje me porositë për ngarkime, shkarkimet dhe afrimin e trenave;
- Përgatitin trenat për ndërrimin e lokomotivës ose kabullit dhe drejtojnë lëvizjen e tyre përgjatë rrugëve në minierë ose gurore;
- Kontrollojnë sistemet dhe pajisjet e trenit, siç janë: ajri i kondicionuar dhe sistemi i ngrohjes, frenat dhe tubat e frenave përpara sesa treni të niset;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës në hekurudhë (frenuesi, sinjalizuesi dhe këmbyesi i shinave në hekurudhë) mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Të ketë njohuri në mirëmbajtjen e frenave, tubave të frenave, sinjalistikës etj.
Profesionet në këtë grup
- Bashkues pjesësh të shinave të hekurudhës
- Frenues hekurudhe
- Frenues treni për gurore
- Frenues treni për mallrash
- Frenues treni për miniere
- Mirëmbajtës binarësh hekurudhë
- Mirëmbajtës të shinave të hekurudhës
- Roje binarësh hekurudhë
- Roje kalese hekurudhë
- Roje treni mallrash
- Sinjalizues hekurudhe
- Manevrist në trenat hekurudhor
- Shoqërues i vagonave të udhëtarëve
- Teknik i mirëmbajtjes së vijës hekurudhore

