817Punëtorë të industrisë së përpunimit të drurit për prodhimit të letrës,

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Punëtorët e industrisë së përpunimit të drurit për prodhimin e letrës monitorojnë, kryejnë dhe kontrollojnë pajisjet e automatizuara për prerjen dhe përgatitjen e drurit për përdorime të mëtejshme.

Detyrat kryesore

  • Analizojnë lëndën e drurit dhe përcaktojnë madhësinë, gjendjen, cilësinë dhe karakteristikat e tjera;
  • Përcaktojnë modelet e prerjes më produktive;
  • Monitorojnë pajisjet e përpunimit të drurit dhe prodhimit të letrës;
  • Vlerësojnë makineritë tregues;
  • Sigurohen që proceset të shkojnë sipas specifikave të punës;
  • Operojnë dhe monitorojnë makineritë për prerjen e kompensatës;
  • Transportojnë produktet finale të përpunuara të drurit, kompensatës dhe produkteve të tjera;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
  • Zakonisht kërkohet arsim profesional ose një kurs paraprak për hyrje në profesion.

Informacion shtesë

Mbarimi i një shkolle të mesme profesionale , jep mundësi për punësime në kompani të mëdha të kësaj fushe.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye