8171Punëtorë të industrisë së prodhimit të letrës,

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e industrisë së prodhimit të letrës koordinojnë dhe monitorojnë proceset e prodhimit të letrës.

Detyrat kryesore

  • Koordinojnë dhe monitorojnë funksionimin e pajisjeve të punës, larjen e pajisjeve;
  • Koordinojnë dhe monitorojnë përpunimin e drurit, letrën e riciklueshme dhe materialeve të tjera;
  • Kontrollojnë procesin e fillimit dhe mbarimit të prodhimit të letrës ;
  • Vlerësojnë treguesit e makinerive dhe zbulojnë pjesët që nuk funksionojnë;
  • Sigurohen që hapat e procesit të jenë kryer sipas procedurave dhe specifikave;
  • Lexojnë dhe analizojnë demonstrimin e testimit duke bërë ndryshime kur është e nevojshme;
  • Plotësojnë dhe ruajnë raportet e prodhimit;
  • Transportojnë produktet finale të përpunuara të drurit, kompensatës dhe produkteve të tjera;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
  • Zakonisht kërkohet arsim profesional ose një kurs paraprak për hyrje në profesion.

Informacion shtesë

Mbarimi i një shkolle të mesme profesionale, jep mundësi për punësime në kompani të mëdha të kësaj fushe.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor i mullirit të grirjes së letrës dhe brumit të letrës
  • Punëtor i zbardhjes së letrës dhe brumit të letrës
  • Punëtor i tretjes së letrës dhe brumit të letrës
  • Punëtor i bluarjes së letrës dhe brumit të letrës
  • Punëtor i përpunimit së letrës dhe brumit të letrës
  • Operator i kontrollit të brumit të letrës
  • Teknik i brumit të letrës
  • Punëtor i ripunimit të brumit të letrës
  • Termo-mekanik i përpunimit të brumit të letrës

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye