8172Punëtorë të industrisë së përpunimit të drurit

Grup njësi · 19 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e prodhimit të industrisë së përpunimit të drurit drejtojnë, monitorojnë dhe kontrollojnë pajisjen e automatizuar të lëndëve të drurit për prerjen e tyre të papërpunuar, dhënien e lustrës, bërjen kompensatë dhe copë dërrase ose përgatisin drurin për përpunim të mëtejshëm.

Detyrat kryesore

  • Ekzaminojnë trungjet dhe lëndët drusore për të përcaktuar masën, kushtet, cilësinë dhe karakteristikat e tjera për të vendosur mbajtjen e pjesëve më të mira për prerjen e lëndëve drusore ose pajisjen e automatizuar për shoqërimin e trungjeve tek makinat skaner me laser që përcaktojnë modelin e prerjes me produktivitet të lartë dhe fitimprurës;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë trungjet përgjatë sistemit transportues në prodhim;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjen e automatizuar të lëndëve të drurit nga dhoma e kontrollit ose paneli i komandimit sharrimin, ri-sharrimin dhe sharrimet me shumë thika për të prerë trungjet, pjesët e përkulura, degët dhe heqin anët e forta nga sharrimi i lëndëve të drurit që janë të madhësive të ndryshme dhe sharrojnë ose ndajnë me shkundje;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë e përpunimit të kompensatës dhe ngrohësin elektrik që shtyp kompensatën dhe makineritë që pret rimeso;
  • Pastrojnë dhe vaisin pajisjen sharrë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i prodhimit të industrisë së përpunimit të drurit mund të ndërmarri disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimit të industrisë së përpunimit të drurit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri në përpunimin e drurit.

Profesionet në këtë grup

  • Manovrator i makinerisë së dhëmbëzimit të drurit
  • Manovrator i makinerisë së modelimit të drurit
  • Manovrator i përpunimit të drurit
  • Manovrator i makinerisë së shtrimit të kompensatës
  • Manovrator i makinerisë së staxhionimit të drurit
  • Manovrator i makinerisë së temperimit të drurit
  • Manovrator i makinerisë së trajtimit të drurit
  • Manovrator i makinerisë së zdrukthimit të drurit
  • Manovrator prerës i drurit me makineri
  • Manovrator i makinerisë shpuese të drurit
  • Operator i impiantit të përpunimit të drurit
  • Operator i sharrimit të drurit me makineri
  • Operator i sharrimit të kërcunjve me makineri
  • Operator prerës i kompensatës me makineri
  • Operator prerës i rimesos me makineri
  • Operator sharrues për shara me shirit
  • Sharrëtar, mprehës i sharrës
  • Tornitor prerës i drurit
  • Tornitor prerës i rimesos

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye