813Punonjës të prodhimeve kimike dhe makinerive të produkteve fotografike

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjës të prodhimeve kimike dhe makinerive të produkteve fotografike drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që përpunojnë kimikate të ndryshme dhe përbërës të tjerë në prodhimin e farmaceutikës, produktet e tualetit dhe higjienës, lëndëve plasëse dhe fotografike ose produkte të tjera kimike.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë proceset e punës në uzina të prodhimeve kimike dhe makinerive të produkteve fotografike;
  • Monitorojnë makineri të përzierjes, paketimit ose përpunimit të kimikateve dhe produkteve kimike për t’u dhënë atyre vetitë e dëshiruara për prodhim të mëtejshëm industrial ose për të bërë produkte përfundimtare;
  • Përgatisin makineritë dhe pajisjet për proceset e duhura të punës në uzina të prodhimeve kimike dhe makinerive të produkteve fotografike;
  • Monitorojnë dhe drejtojnë funksionimin makinerive dhe pajisjeve gjatë proceseve të prodhimeve kimike dhe makinerive të produkteve fotografike;
  • Verifikojnë dhe monitorojnë mirëfunksionim e makinerive dhe pajisjeve gjatë proceseve të punës;
  • Testojnë dhe analizojnë mostrat të produkteve të prodhuara;
  • Mbajnë të dhëna dhe regjistrojnë funksionimin e makinerive;
  • Kryejnë mirëmbajtjen dhe pastrimin e makinerive, pajisjeve dhe ambienteve, sipas procedurave të paracaktuara, në uzina të prodhimeve kimike dhe makinerive të produkteve fotografike;
  • Zbatojnë rregullat sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe/apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive në pë rdorim në kë të profesion.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i prodhimeve kimike dhe makinerive të produkteve fotografike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimeve kimike dhe makinerive të produkteve fotografike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të produkteve fotografike.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye