8132Punëtorë të makinerive të produkteve fotografike

Grup njësi · 15 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të makinerive të produkteve fotografike drejtojnë dhe monitorojnë pajisjet që prodhojnë film dhe letër fotografike dhe të cilat i përpunojnë filmat e ekspozuar fotografikë dhe bëjnë printime.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjet që bëjnë film dhe letër fotografike;
  • Drejtojnë, monitorojnë dhe testojnë pajisjen e fotografimit dhe printimit dhe ruajtjen e standardeve të punës;
  • Përgatisin filmin e ekspozuar për procese të ndryshme në dhomën e errët;
  • Inspektojnë imazhet, filmat, printimet dhe përshtat parametrat bazë në pajisjen printuese për të prodhuar ngjyrën, ndriçimin, kontrastin, masën dhe llojin e printimit të kërkuar;
  • Përshtatin parametrat dhe funksionimin e pajisjes që zhvillojnë filmin në mënyrë automatike;
  • Drejtojnë pajisjen për të transferuar një film tek një videokasetë ose në media të tjera elektronike;
  • Kryejnë detyrat që lidhen me procesin fotografik;
  • Drejtojnë pajisjen automatike (në dyqane të shitjes me pakicë) për të zhvilluar negativë me ngjyra, printime dhe postera;
  • Komunikojnë me të tjerë;
  • Zbatojnë rregullat sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe/apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të kë tij profesioni.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive të produkteve fotografike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive të produkteve fotografike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri të produkteve fotografike.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor i makinës së prodhimeve fotografike
  • Punëtor i makinës së prodhimit të letrave të filmit
  • Punëtor i makinës së prodhimit të pllakave fotografike
  • Punëtor i makinës së shtypjes të fotografive
  • Punëtor i makinës së zhvillimit të filmave artistik
  • Punëtor i makinës së zhvillimit të filmit fotografik
  • Punëtor i makinës së zhvillimit të fotografive
  • Teknik i dhomës së errët
  • Operator i procesorit fotografik
  • Printues i fotografive filmike
  • Operator makine i zhvillimit të fotografive
  • Operator i makinës së fotografimit filmik
  • Zhvillues film me ngjyra
  • Zmadhues fotografish
  • Printues fotografish

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye