8131Punëtorë të uzinave të prodhimeve kimike

Grup njësi · 90 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e uzinave të prodhimeve kimike monitorojnë dhe drejtojnë njësitë dhe makinerinë për përzierjen, ngjeshjen, përpunimin dhe paketimin e një game të gjerë të produkteve kimike.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë, fillojnë, kontrollojnë, përshtatin dhe ndalojnë makineritë dhe uzinën;
  • Monitorojnë proceset e reaksioneve dhe transferimin e produkteve konform rregullave të sigurisë;
  • Monitorojnë matësit, standardet dhe instrumentet elektronikë dhe një ose më shumë njësi përbërëse ose elemente kimike të tilla si përzierësit, kazanët, trazuesit, tharëset dhe makinat e përgatitjes së tabletave, përgatitjes së kapsulave, thërrmimit në copëza të vogla dhe veshjes së jashtme.
  • Matin, peshojnë dhe ngarkojnë përbërësit kimikë duke ndjekur kartën teknologjike;
  • Marrin mostra dhe kryejnë testet rutinë kimike dhe fizike të produkteve dhe regjistrojnë të dhënat e prodhimit;
  • Pastrojnë dhe kryejnë riparime të vogla për makineritë dhe uzinën;
  • Komunikojnë me të tjerët;
  • Zbatojnë rregullat sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe/apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të kë tij profesioni .

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i prodhimeve kimike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimeve kimike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për produktet kimike.

Profesionet në këtë grup

  • Furrtar i furrave të qymyrit
  • Furrtar i prodhimit të qymyrit të drurit.
  • Manovrator i bashkimeve kimike dhe të ngjashme me to
  • Manovrator i bluarjes/përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Manovrator i përzierjes/përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Manovrator i petëzimit/përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Manovrator i pluhurizimit/përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Manovrator i prodhimit të fibrave sintetike.
  • Manovrator i prodhimit të koksit.
  • Manovrator i prodhimit të qymyrit të drurit.
  • Manovrator i shtypjes/përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Manovrator në prodhimin e plehrave kimike
  • Ndihmës kipist (aparate matëse-kontrolluese)
  • Operator furrnalte përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Operator ndarës i përpunimit kimik
  • Operator avullues/përpunim kimik (përjashtuar gazin natyror dhe naftën)
  • Operator bashkues/rafinues i gazit natyror dhe naftës
  • Operator dehidrator i fushave naftëmbajtëse
  • Operator distilator/rafinues i gazit natyror dhe naftës
  • Operator distilimit të vazhdueshëm (përpunim kimik)
  • Operator distilues (përpunim kimik përjashtuar gazin natyror dhe naftën)
  • Operator distilues/rafinues i gazit natyror dhe naftës
  • Operator distilues/terpentinë
  • Operator djegës/përpunim kimik
  • Operator ekstrator i materialeve kimike
  • Operator ekstrator/distilim druri
  • Operator filtri/përpunim kimik
  • Operator i autoklave e përpunimit kimik
  • Operator i djegies/prodhim koksi
  • Operator i djegies/prodhim qymyr druri
  • Operator i furrës së prodhimit të koksit.
  • Operator i furrës/përpunim kimik
  • Operator i gazit të qymyrit
  • Operator i impiantit të lëngëzimit të gazeve.
  • Operator i impiantit të përpunimit kimik
  • Operator i impiantit të përpunimit kimik dhe materialeve radioaktive.
  • Operator i impiantit të përpunimit të kauçukut.
  • Operator i impiantit të prodhimit plehrave kimike
  • Operator i impiantit të prodhimit të fibrave sintetike.
  • Operator i impiantit të prodhimit të koksit.
  • Operator i impiantit të prodhimit të çimentos
  • Operator i impiantit të trajtimit të ngrohtë/përpunim kimik
  • Operator i kontrollit të panelit në rafineri të gazit natyror dhe naftës
  • Operator i mullirit rrotullues filtrues
  • Operator i ndarjes centrifugale të përpunimit kimik
  • Operator i pajisjeve të shqyrtimit të materialeve kimike
  • Operator i pajisjeve të trajtimit të naftës bruto
  • Operator i pompës së distilimit në rafineritë e gazit natyror dhe naftës
  • Operator i presës filtruese të materialeve kimike dhe të ngjashme me to
  • Operator i rafinerisë së gazit natyror dhe naftës
  • Operator i stacionit të pompimit të gazit natyror dhe naftës.
  • Operator i tharësve me spërkatje/përpunim kimik
  • Operator i trajtimit të mbetjeve radioaktive
  • Operator impiant i përpunimit kimik/qelizat elektrike
  • Operator impianti parafinimi
  • Operator kalcinues
  • Operator ngrohës uji/përpunim kimik
  • Operator përzierës/rafinues i gazit natyror dhe naftës
  • Operator reaktor shndrimi/përpunim kimik (përjashtuar gazin natyror dhe naftën)
  • Operator shndërrues/përpunim kimik (përjashtuar gazin natyror dhe naftën)
  • Operator shndërrues/përpunim kimik (përjashtuar gazin natyror dhe naftën)
  • Operator site vakumi/përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Operator tharës/përpunim kimik
  • Operator trajtues/desulfurues (rafinues i gazit dhe naftës)
  • Operator trajtues/rafinues i gazit natyror dhe naftës
  • Operator zbardhues/kimikate
  • Pompist
  • Punëtor i makinës së prodhimeve eksplozive
  • Punëtor i makinës së prodhimeve farmaceutike
  • Punëtor i makinës së prodhimit të detergjentit
  • Punëtor i makinës së prodhimit të gazit
  • Punëtor i makinës së prodhimit të lapsave
  • Punëtor i makinës së prodhimit të qirinjve
  • Punëtor i makinës së prodhimit të tualeteve
  • Punëtor i makinës të larjes së materialeve kimike dhe atyre të lidhura me to
  • Punëtor i makinës i prodhimit të shkrepëseve
  • Punëtor i pajisjeve distiluese të parfumit
  • Teknikë të celulave të ngrohta
  • Ndihmës kompresorist /nafta-gazi
  • Fugist
  • Punëtor grasatues
  • Ndihmës grasatues
  • Retifikator
  • Panelist
  • Difektoskopist (KPTHN)
  • Punëtor bakaporte
  • Punëtorët e zirtkografisë dhe të litografisë
  • Punëtorët që kallajisin enët dhe veglat e ndryshme
  • Punëtor i mbushjes së bombolave
  • Punëtor në prodhimin e baterive

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye