7537Prodhues të këpucëve dhe galanteria

Grup njësi · 47 profesione

Përshkrimi

Prodhuesi i këpucëve dhe galanterisë punon dhe prodhon me porosi këpucë standarde ose ortopedike dhe artikuj të tjerë lëkure natyrore ose sintetike si valixhe, çanta, rripa, pajimet për kafshët etj. (me përjashtim veshje lëkure, kapele dhe dorashka)apo merr pjesë në prodhimin e këpucëve apo artikujve të ngjashëm. Ai riparon, dekoron, zbukuron, përforcon apo përfundon këta artikuj. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh apo prodhimesh të artikujve prej lëkure apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Konsultohen me klientët për porositë e marra si për modelin dhe materialin e duhur të artikullit të kërkuar;
  • Bëjnë modelimin e porosisë së klientit;
  • Bëjnë llogaritjen e kostos së porosisë së marrë;
  • Sigurojnë bazën materiale (lëkurën, astarin, tabanët, shojet, lidhëset, aksesorët shtesë etj.)
  • Skicojnë modelin ose konsultojnë modelin e kërkuar;
  • Përzgjedhin thikat prerëse (stampat) për modelin e kërkuar;
  • Bëjnë prerjen e detaleve të lëkurës në përputhje me modelin e kërkuar;
  • Bëjnë prerjen e astarëve me material lëkure dhe /ose lëkura sintetike;
  • Kryejnë procesin e skajimit të detaleve me makineri ose me dorë;
  • Bëjnë përgatitjen e makinave të punës për qepje;
  • Bëjnë përzgjedhjen e fijeve të duhura;
  • Bëjnë qepjen e detaleve sipas radhës së duhur;
  • Përgatitin kallëpin në tabanë;
  • Kryejnë montimin e këpucës me dorë ose me makineri;
  • Kryejnë montimin e syprinës me tabanin (kallëpin);
  • Bëjnë smerilimin e këpucës(heqin cipën e lëkurës);
  • Kryejnë lyerjen me mastiç (ngjitës) të këpucës;
  • Bëjnë procesin e ngjitjes me makineri;
  • Heqin këpucën nga kallëpi;
  • Vendosin aksesorë të ndryshëm kur është e nevojshme;
  • Bëjnë punimet e duhura me dorë;
  • Bëjnë pastrimin e fijeve të qepjes;
  • Kryejnë lyerjen me bojë dhe lustrimin e artikullit të prodhuar;
  • Bëjnë kontrollin përfundimtar të porosisë;
  • Bëjnë paketimin e artikullit të porositur;
  • Bëjnë riparime të ndryshme në artikuj lëkure sipas kërkesës së klientit;
  • Punojnë dhe riparojnë artikuj lëkure si; valixhe, çanta, rripa, shalë dhe pajimet për kafshët apo pajisje të tjera;
  • Bëjnë modifikime dhe riparime këpucësh ortopedike ose terapeutik në bazë të recetës mjekësore ose modifikojnë këpucë ekzistuese për njerëzit me probleme në këmbë dhe nevoja të veçanta;
  • Kontrollojnë ngjyrën, cilësinë dhe fortësinë e lëkurës për të siguruar se ajo është e përshtatshme për një qëllim të caktuar;
  • Bëjnë zbukurime apo dekorime të produkteve sipas porosisë apo modelit;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një prodhues i këpucëve dhe galanterisë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e këpucarisë dhe galanterisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: këpucar bërës këpucësh, bërës pajime për kafshë, riparues këpucësh, prestar lëkurësh bërës artikujsh lëkure etj.

Profesionet në këtë grup

  • Bërës kallëpi këpucësh
  • Bërës kamxhikësh
  • Bërës këpucë për kirurgjinë
  • Bërës këpucësh
  • Bërës këpucësh me porosi
  • Bërës këpucësh me thupra
  • Bërës këpucësh ortopedike
  • Bërës këpucësh sportive
  • Bërës mallrash lëkure
  • Bërës pajime kali
  • Bërës pajime sportive
  • Bërës qafore kali
  • Bërës samarë dërrase
  • Bërës shale
  • Bërës shtroje këpucësh
  • Bërës vrimash në këpucë
  • Forcues i këpucëve
  • Këpucar
  • Klasifikues gjysmash këpucësh
  • Lëmim i këpucëve të përfunduara
  • Lustrues këpucësh
  • Lustrues takash
  • Mbështjellës këpucësh syprinash
  • Mjeshtër këpucësh
  • Modelist këpucësh
  • Montues gjysma këpucësh
  • Montues syprinash këpucësh
  • Ndarës këpucësh sipas cilësisë
  • Ngjyrues këpucësh
  • Përgatitës dhe hedhës gjysmash këpucësh
  • Përgatitës syprinash këpucësh
  • Përkulës këpucësh
  • Pranues i këpucëve të përfunduar
  • Prestar këpucësh
  • Prestar lëkurësh
  • Riparues këpucësh
  • Shtypës gjysmash këpucësh
  • Zbërthyes këpucësh
  • Vendosës aksesorësh të ndryshëm në produkte lëkure
  • Bërës punimesh dore në produkte lëkure
  • Paketues i produkteve të lëkurës
  • Punues dhe riparues i artikujve të lëkurës (valixhe, çanta, rripa apo pajisje të tjera)
  • Smerilues i këpucëve (heqje e cipës së lëkurës)
  • Bërës punimesh ngjitjeje me mastiç të këpucëve
  • Bërës punimesh skajimi të detaleve të lëkurës (me makineri ose me dorë )
  • Ndihmës modelist këpucësh
  • Modelist të produkteve të galanterisë

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye