7536Lëkurëpunues, regjës të lëkurës, përpunues të gëzofit dhe të ngjashëm
Grup njësi · 27 profesione
Përshkrimi
Lëkurëpunuesi, regjësi i lëkurës, përpunuesi i gëzofit dhe të ngjashëm regj, pastron, lan, than, lustron, ngjyros etj., lëkurët e kafshëve apo gëzofët për të prodhuar lëkurën e përpunuar të gatshme si lëndë e parë për prodhime lëkure apo gëzofi, duke zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit. Ai mund të punësohet në njësi ekonomike të përpunimit të lëkurës dhe gëzofit në pozicione pune të tilla si: lëkurëpunues, regjës lëkure, klasifikues lëkure, ngjyrosësh lëkure etj.
Detyrat kryesore
- Kryejnë kontrollin fillestar lidhur me temperaturën e nevojshme dhe gjendjen e lëkurës (për dekompozim të mundshëm);
- Përzgjedhin dhe klasifikojnë lëkurët sipas ngjyrës, nuancës, madhësisë dhe densitetit;
- Bëjnë kriposjen e lëkurës;
- Kryejnë palosjen e lëkurës nga pjesa e brendshme;
- Kryejnë mbulimin e lëkurës me kripë deti të imët për të ruajtur freskinë;
- Kontrollojnë periodikisht temperaturën në pjesën e brendshme të palosjes;
- Vendosin lëkurën e palosur në dhomë frigoriferike për ruajtje;
- Heqin leshin nga lëkura duke e zhytur në ujë me gëlqere;
- Aplikojnë pastën në pjesën e brendshme të lëkurës për heqjen e leshit;
- Trajtojnë lëkurën, gëzofin me solucion për kthimin e saj në lëkurë për prodhim industrial;
- Lyejnë gëzofin për të theksuar nuancën e saj natyrale;
- Kryejnë qethje apo rregullime të gëzofit;
- Kryejnë seleksionimin e lëkurës gëzof;
- Kryejnë shkajimin e lëkurës me dorë;
- Seleksionojnë lëkurën sipas cilësisë duke eliminuar rrudhosjet etj.;
- Kryejnë ngjyrosjen dhe njollosjen e lëkurës;
- Kryejnë tendosjen dhe lëmimin e lëkurës, gëzofit;
- Bëjnë lustrimin e lëkurës, gëzofit me solucion kimik për përpunime të mëtejshme;
- Kryejnë tharjen e lëkurës, gëzofit;
- Respektojnë rregullat e sigurimit teknik;
- Respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Komunikojnë me kolegët dhe eprorët.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar apo një kurs formimi profesional;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në përgjegjës prodhimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier tekstili.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Klasifikues lëkurësh kafshësh, regjës lëkure, ngjyrosës lëkure, lustrues lëkurësh etj.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Copëtues lëkurësh
- Klasifikues gëzofi
- Klasifikues lëkurësh kafshësh
- Lëkurëpunues
- Lëkurëregjës
- Lustrues gëzofi
- Lustrues lëkurësh
- Mbledhës gëzofi
- Ngjyrues gëzofësh
- Ngjyrues lëkurësh
- Ngjyrues njollash
- Ngjyrues njollash lëkure
- Ngjyrues njollash me spërkatje
- Qethës gëzofi
- Rrjepës, rregullues gëzofi
- Seleksionues gëzofi
- Seleksionues lëkure kafshësh
- Shkajues lëkure me makine
- Shkajues lëkure me dore
- Tendosës gëzofi
- Tendosës lëkurësh
- Tërheqës gëzofi
- Tharës lëkurash
- Veshës me lëkurë
- Zhveshës gëzofi
- Zhveshës lëkure
- Zhveshës, tharës lëkurash

