7535Tapicierë dhe të tjerë që lidhen me to

Grup njësi · 11 profesione

Përshkrimi

Tapicieri dhe punëtorët e tjerë të ngjashëm merret me instalimin, riparimin dhe zëvendësimin e tapicerisë së mobilieve, pajisjeve ortopedike, paneleve dhe orendive të tjera, e tapicerisë së makinave, vagonëve hekurudhore, tapicerisë së avionëve, anijeve dhe artikuj të ngjashme me pëlhurë tekstile, lëkurë apo materiale të tjera tapicerie. Ai bën dyshekë, jorganë, jastëkë,...etj., si dhe punon dhe instalon dekorime të brendshme nga tekstili, lëkura dhe materialet të ngjashme.

Ai mund të punësohet kompani shërbimesh tapicerie të mobilieve, të makinave apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Presin klientët në njësinë e vet të shërbimit;
  • Diskutojnë me klientët për llojin e tapicerisë (pëlhurë, lëkur, plastikë dhe materialet të ngjashme) për ngjyrën dhe stilin, koston të mobilieve apo sendeve të tjera duke marrë pëlqimin e tyre;
  • Bëjnë modele tapiceri dhe skica sipas përshkrimeve të konsumatorëve apo projekteve të dhëna;
  • Përgatitin dhe bëjnë matje të materialeve të tapicerisë për modelet e përzgjedhura;
  • Presin materialet e tapicerisë sipas formateve, skicave ose specifikimeve të projektit;
  • Qepin materialet e tapicerisë sipas projektit të kërkuar;
  • Instalojnë dhe përforcojnë materialet e tapicerisë duke bërë mbushjet dhe rregullimet e duhura në korniza të mobilieve apo sendeve/orendive të tjera;
  • Qepin materialet e tapicerisë, jastëkët shtresë, duke bashkuar pjesët e materialeve që mbulojnë me dorë apo pajisjet përkatëse;
  • Qepin ose vendosin aksesorët shtesë në materiale e tapicerisë duke përdorur gjilpërë dhe fijet e përshtatshme;
  • Ngjisin apo qepin aksesorë zbukurues: si kopsa, kordonë, butona dhe pajisje të tjera për të mbuluar kornizat dhe artikujt e veshur;
  • Shtrojnë/përgatitin, presin dhe instalojnë tapiceri në avion, automjete, makina, anije dhe mjete/vagonë hekurudhore;
  • Riparojnë tapiceri të dëmtuar duke përdorur një shumëllojshmëri pajisjesh dhe materialesh;
  • Rinovojnë dhe rregullojnë mobilie antike dhe dekorime të brendshme duke përdorur një shumëllojshmëri materialesh (tekstili, lëkure dhe materiale të ngjashme), mjetesh dhe pajisjesh, si p.sh. daltë, çekiç magnetike, hala të madhësive të ndryshme, shkëlqyes etj.;
  • Bashkëpunojnë me dizenjues të brendshëm për të dekoruar dhoma dhe ambiente të tjera;
  • Qepin jorgan, jastëk dhe dyshekë sipas kërkesave dhe porosive të klientit;
  • Prodhojnë mbulesa të ndryshme për mobilie, automjete apo orendi të tjera;
  • Kryejnë dhe mbajnë llogari për shërbimet e kryera;
  • Kryejnë shërbime të tjera përfunduare ndaj klientit duke bërë dhe ambalazhimet e duhura;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë:
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një tapicier mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në manaxheri në një njësi shërbimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: prodhues dyshekësh, mbulesash, tapicier automobilash, avionësh, tapicier mobiliesh, tapicier për mjete lundruese, etj.

Profesionet në këtë grup

  • Prodhues dyshekësh
  • Prodhues i orendive plastike
  • Prodhues mbulesash
  • Prodhues tapicier automjetesh
  • Prodhues tapicier avionësh
  • Tapicier i pajisjeve plastike
  • Tapicier kamionësh
  • Tapicier mobiliesh
  • Tapicier për mjete lundruese
  • Tapicier vagonësh
  • Tapicier pajisjesh ortopedike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye