7533Punëtorë qepës të tjerë
Grup njësi · 20 profesione
Përshkrimi
Punëtorët qepës të tjerë prodhojnë, përshtatin dhe riparojnë rroba për veshje të qepura me makinë ose të punuara me dorë. Ata prodhojnë rroba të bëra sipas masës së marrë për veshje të tilla si kostume, pallto e pardesy, fustane të bëra nga copa prej pëlhure, tekstili, punime prej lëkure të lehtë, pelush dhe materiale të tjera. Ata bëjnë kapele apo paruke sipas specifikave të konsumatorëve dhe sipas prodhuesit të veshjeve.
Detyrat kryesore
- Të ketë mbaruar arsimin e detyruar;
- Kualifikimi profesional në fushë të ngjashme përbën përparësi;
- Të ketë eksperiencë disa vjeçare në punë; puna në punishte rrobaqepësie përbën favor;
- Të jetë i aftë të përdorë pajisjet matëse, prerëse dhe qepëse me preçizion të lartë e të saktë;
- Të jetë e/i aftë të masë dhe të qepë modele të reja veshjesh prej materialeve të ndryshme që përdoren për veshje;
- Të jetë e/i motivuar dhe pjesë e procesit krijues, të njohë dhe kuptojë trendin e kohës;
- Të ketë komunikim të shkëlqyer dhe aftësi ndërpersonale;
- Të ketë dhënë prova se mund të bashkëpunojë lirshëm me drejtuesit më të lartë;
- Të ketë krijueshmëri, fleksibilitet, iniciativë dhe saktësi në përgjigje të nevojave të modelimit;
- Të jetë e/i aftë të tregojë saktësi dhe vëmendje në detaje;
- Të tregojë përkushtim për rritjen e njohurive dhe përmirësimin e aftësive;
- Të njohë shumë mirë punimet e qepjes me dorë dhe me makinë qepëse;
- Të jetë e/i aftë në komunikim me klientin dhe të qetësojë ata me takt e kujdes;
- Të jetë personalisht i veshur hijshëm dhe pastër.
Kërkesat

Informacion shtesë
Në këtë profesion mund të futesh duke mësuar nga një mjeshtër zanati. Mund të merret takim i drejtpërdrejtë me ustain mjeshtër ose mund të gjenden mënyra të tjera prej informimit në shtyp ku mund të tregohen aftësitë që zotërohen dhe angazhimi për të kryer një punë të tillë.
Nëse kërkohet që të zhvillohen më tej aftësitë atëherë duhet gjetur mënyra për të ndjekur kurse të zhvillimit të këtij profesioni, të cilat nuk kërkojnë kohë të gjatë për të marrë elementët bazë të tij.
Për të filluar punën si aktivitet privat, kërkohet të jesh i regjistruar në QKB dhe të plotësosh detyrimet që rrjedhin prej akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
Profesionet në këtë grup
- Prodhues çadrash
- Prodhues i luleve artificiale
- Prodhues lodrash/kukullash dhe lodra të mbushura
- Prodhues lodrash plastike
- Prodhues qilimash
- Prodhues tendash
- Prodhues velash
- Qepës çizmesh
- Qepës dyshekësh
- Qepës gëzofësh
- Qepës kapelesh
- Qepës lëkurash
- Qepës tapicerish
- Qepës tekstilesh
- Qepës tendash
- Qepës velash
- Qepës veshjesh
- Qepës veshjesh popullore
- Rruazarë/punëtor të montimit të rruazave të ndryshme
- Punjonjës punimesh dore në produkte tekstili