7532Modelistë, prestarë dhe punonjës të tjerë të ngjashëm

Grup njësi · 21 profesione

Përshkrimi

Modelisti, prestari dhe punonjës të tjera të ngjashëm, krijon modele pune të përpikta për prodhimin e rrobave dhe tekstileve të tjera, si edhe ato prej lëkure dhe gëzofi. Ai vijëzon, pret, jep formë dhe stolis tekstile, lëkurë të lehta dhe materiale të tjera në bazë të specifikimeve për prodhimin e veshjeve, kapelave dhe kasketave, dorashkave dhe produkteve të tjera të ndryshme. Prerësi i modeleve kryen rolin e një ndërmjetësi midis stilistit dhe punuesit apo prodhuesit të tekstileve, lëkurës apo të tjera të ngjashme.

Detyrat kryesore

  • Krijojnë modele punimi për çdo madhësi brenda një numri veshjesh të ndryshme, duke përdorur tabela modelimi, mjete kompozimi, kompjuter dhe pajisje të caktimit të përmasave;
  • Testojnë modele duke bërë dhe provuar veshje prove;
  • Hedhin në kompjuter skica modelesh dhe krijojnë modele për një dizajn të veçantë veshje me ndihmën e kompjuterit;
  • Llogaritin përmasat e modeleve të formuara sipas madhësive, duke pasur parasysh edhe shtrirjen e materialit;
  • Vizatojnë detajet në pjesët e përvijuara për të treguar se ku ato janë për t'u bashkuar, pozicionet e palave, xhepave, vrimat e pullave të rrobave, të qepjeve dekorative në pjesët e këpucëve apo të filiqeve mbi kanavacë, duke përdorur kompjuter ose mjete të tjera të hartimit të skicave;
  • Përgatitin modele për veshje të ditës dhe për ato të mbrëmjes;
  • Krijojnë modele kryesisht me dorë , por mund të përdorin edhe sisteme të kompjuterizuara;
  • U përgjigjen kërkesave për modele për ngjarje të veçanta, individë të shquar, si edhe kërkesave të tjera;
  • Modifikojnë modelet ekzistuese dhe hartojnë modele të reja;
  • Kryejnë punime të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar arsimin e detyruar;
  • Shkolla e mesme profesionale në fushë të ngjashme përbën përparësi;
  • Të ketë eksperiencë disa vjeçare në punë - puna në atelie rrobaqepësie përbën favor;
  • Të jetë e/i aftë të përdorë pajisjet matëse dhe ato prerëse me precizon të lartë e të saktë;
  • Të jetë e/i aftë të punojë dhe të presë modele të reja veshjes prej lëkure e tekstili;
  • Të jetë e/i motivuar dhe pjesë e procesit krijues;
  • Të ketë komunikim të shkëlqyer dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të ketë dhënë prova se mund të bashkëpunojë lirshëm me drejtuesit më të lartë;
  • Të ketë krijueshmëri, fleksibilitet, iniciativë dhe saktësi në përgjigje të nevojave të modelimit;
  • Të jetë e/i aftë të tregojë vëmendje në detaje;
  • Të tregojë përkushtim për rritjen e njohurive dhe përmirësimin e aftësive.

Informacion shtesë

Kurset e trajnimit të japin ndihmë shumë të madhe për të gjetur punë në këtë profesion.

Prerësit e modeleve zakonisht vendosen në një studio apo dhomë pune e cila duhet të jetë e ndriçuar mirë.

Përdorimi i kompjuterit sa vjen e bëhet më i domosdoshëm.

Pas kalimit të një eksperience të gjatë dhe të suksesshme individi mund të marrë titullin mjeshtër dhe mund të hapë një atelie të vetën.

Shkollimi i mëtejshëm kërkon ne nivele pas të mesme ofron mundësi për të ushtruar profesionin si dizenjues mode.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Modelist dorezash
  • Modelist dyshekësh
  • Modelist i gëzofëve
  • Modelist kapelash
  • Modelist ombrellash
  • Modelist rrobash
  • Modelist tapicerish
  • Modelist tendash
  • Modelist veshjesh
  • Modelist veshjesh popullore
  • Montues dyshekësh
  • Prerës dorezash
  • Prerës dysheku
  • Prestar veshjesh
  • Prestar i ombrellave
  • Prestar i tapicerive
  • Prestar i tendave
  • Prestar rrobaqepës
  • Punues jorganësh
  • Prestar
  • Prestar gëzofi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye