7531Rrobaqepës (fustane, kapele, gëzof etj.)

Grup njësi · 15 profesione

Përshkrimi

Rrobaqepësi/ja bën, riparon, transformon apo përshtat veshje për femra dhe meshkuj si: kostume, fustane, pallto, këmisha dhe veshje të tjera sipas masës dhe kërkesës së klientit. Ai/ajo përdor makina qepëse dhe pajisjet e duhura për prerje dhe qepje të porosisë së marrë. Ai/ajo mund të punojë në një repart apo fabrikë të prodhimit të veshjeve ose të jetë i/e vetëpunësuar

Detyrat kryesore

  • Konsultohen me klientët për porositë e marra (për modelin, stilin apo materialin) për llojin e veshjes së kërkuar;
  • Parapërgatitin vendin e punës për fillimin e punës;
  • Bëjnë modelime të thjeshta sipas kërkesave të klientit;
  • Bëjnë llogaritjen e kostos së porosisë (duke përfshirë materialet e duhura dhe koston e punës);
  • Bëjnë marrjen e masave të klientit për veshjen e kërkuar;
  • Bëjnë skicime të thjeshta të modelit;
  • Përpunojnë kallëpin e veshjes së kërkuar sipas masave dhe modelit të përzgjedhur nga klienti;
  • Bëjnë prerjen e copës në përputhje me kallëpin apo përmasat e klientit;
  • Bëjnë përgatitjen e makinave të punës për qepjen dhe përzgjedhjen e fijeve të duhura;
  • Bëjnë qepjen paraprake sipas llojit të veshjes;
  • Vendosin aksesorë të ndryshëm kur është e nevojshme;
  • Kryejnë punimet e duhura me dorë në përputhje me kërkesat e veshjes;
  • Bëjnë kontrollin përfundimtar të veshjes;
  • Bëjnë hekurosjen dhe paketimin e veshjes së porositur;
  • Bëjnë riparime të ndryshme (zgjerime, ngushtime apo përshtatje) sipas kërkesës së klientit;
  • Kryejnë mirëmbajtjen e veglave dhe pajisjeve të punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale, trajnimit nëpërmjet punës apo studimeve të mëtejshme universitare, rrobaqepësi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse ose të bëhet një modelist apo stilist i mirë.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në prodhimin e produkteve të mëposhtme, të tilla si këmisha, kostume, qepje perdesh, veshje kolltukësh, divanesh, etj.

Kur punësohet në reparte të prodhimit të veshjeve, rrobaqepësi mund të ushtrojë vetëm një nga këto funksione.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën rrobaqepësisë dhe shërbimeve të saj, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Bërës kapelash
  • Bërës korsesh
  • Gëzof punues
  • Kombinues gëzofi
  • Mjeshtër gardërobe/skene dhe studioje
  • Qepës gëzofi
  • Qepës veshjesh burrash
  • Qepës të brendshme grash dhe burrash
  • Rrobaqepës
  • Rrobaqepës veshjesh grash
  • Rrobaqepës fustanesh
  • Rrobaqepës me porosi
  • Rrobaqepës për teatrot
  • Rrobaqepës veshjesh
  • Rrobaqepës veshjesh popullore

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye