7414Riparues të pajisjeve elektro-shtëpiake dhe të tjera

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Riparuesi i pajisjeve elektro-shtëpiake dhe të tjerë bën kontrollin, diagnostikimin e pajisjeve elektro-shtëpiake për të lokalizuar defektet. Ai kryen riparime apo zëvendësime të pjesëve në pajisjet e dëmtuara si dhe shërbime të ndryshme të elementëve mekanik, elektrik, elektronik të tyre. Ai mund të punësohet në kompani shitjeje të këtyre pajisjeve, në reparte shërbimesh dhe riparimesh, apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Veshin uniformën dhe parapërgatiten për punë;
  • Kontrollojnë vendin dhe pajisjet e punës duke marrë masa të sigurimit teknik;
  • Komunikojnë me klientin dhe marrin informacionin e duhur për pajisjen e dëmtuar;
  • Pranojnë pajisjen në repartin e shërbimit;
  • Bëjnë kontrollin fizik të pajisjeve;
  • Bëjnë kontrollin teknik të pajisjes së dëmtuar;
  • Studiojnë skemën teknike të pajisjes;
  • Bëjnë diagnostikimin e pajisjeve për të përcaktuar defektin në pajisje duke përdorur aparatet e duhura për të identifikuar shkakun e defektit apo mos funksionimin e pjesëve;
  • Përzgjedhin materialet, veglat dhe pajisjet e duhura;
  • Përcaktojnë radhën e punës sipas skicës;
  • Çmontojnë pajisjen sipas radhës së punës;
  • Kryejnë riparimin e defekteve elektrike dhe mekanike duke përdorur vegla dore apo pajisjet e duhura;
  • Sigurojnë pjesët e dëmtuara që duhen zëvendësuar;
  • Dërgojnë pjesët e dëmtuara për riparime në reparte të specializuara për këto punime;
  • Kryejnë zëvendësime të pjesës së dëmtuar;
  • Kryejnë montimin e pajisjes;
  • Kryejnë matjet e nevojshme për kontrollin teknik të pajisjeve, duke i ‘u referuar parametrave të caktuar teknik pa tension;
  • Kryejnë provën përfundimtare me tension rrjeti;
  • Plotësojnë dhe dorëzojnë fletëgarancinë e riparimeve apo zëvendësimeve;
  • Bëjnë llogaritjet dhe plotësimin e faturës përkatëse për punën e kryer;
  • Kryejnë marrjen e pagesës për punën e bërë;
  • Pastrojnë vendin dhe mjetet e punës dhe i lënë ato në gjendje të gatshme për punë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një riparues i pajisjeve elektro-shtëpiake mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier elektrik, inxhinier elektronik,.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e riparimit të pajisjeve elektro-shtëpiake duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: riparues i pajisjeve frigoriferike, riparues i pajisjeve larëse etj.

Profesionet në këtë grup

  • Riparues të pajisjeve frigoriferike
  • Riparues të pajisjeve larëse
  • Riparues të pajisjeve të tjera elektro-shtëpiake

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye