7413Instalues dhe riparues të rrjetit elektrik
Grup njësi · 9 profesione
Përshkrimi
Instaluesi dhe riparuesi i rrjetit elektrik merret me montim, instalim, kontroll, riparim dhe mirëmbajtje të linjës ajrore apo nëntokësore të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, të transformatorëve dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to. Ai mund të punësohet në kompani të prodhimit, të shërbimeve, të transmetimit dhe shpërndarjes, të mirëmbajtjes së energjisë elektrik.
Detyrat kryesore
- Instalojnë linjën, rrjetin elektrikë ajrore apo nëntokësore për transmetimin dhe shpërndarjes e energjisë elektrike;
- Përzgjedhin kabllot e duhura sipas ngarkesës së përcaktuar;
- Vendosin shtyllat metalike, tokëzimet e tyre dhe elementët e tjerë të nevojshëm për linjat ajrore duke respektuar projektet përkatëse;
- Shtrojnë kabllo nëntokësore për transmetimin e energjisë elektrike;
- Bashkojnë nyjet e kabllove ajrore apo nëntokësore, transformatorët dhe pajisjet e tjera të lidhura me to;
- Riparojnë linjën, rrjetin elektrik ajror apo të nëndheshëm për transmetimin e energjisë elektrike;
- Kontrollojnë dhe mirëmbajnë bashkimet, nyjet e bëra, ajrore dhe nëntokësore të kabllove duke përdorur pajisjet përkatëse;
- Respektojnë praktikat dhe procedurat e sigurisë;
- Kontrollojnë rregullisht pajisje dhe vendosin shenja, pengesa përreth zonave të punës;
- Kryejnë kontrollin periodik të linjave, kontroll vizual, kontroll i linjave natën për ndonjë rënie në masë të mundshme;
- Kryejnë inspektimin dhe kontrollin periodik të shtyllave metalike, tokëzimeve të tyre apo elementëve të tjerë të linjave duke kryer matje përkatëse;
- Përcaktojnë defektet e mundshme në linja;
- Identifikojnë pajisjet të dëmtuara duke përdorur diagramet e instalimeve elektrike dhe testimin e instrumenteve;
- Bëjnë lokalizimin e defektit në linja;
- Ndjekin procedurat për shkyçjen dhe kyçjen e linjave;
- Përzgjedhin materialet, veglat e pajisjet e përshtatshme të punës;
- Kryejnë tokëzimin e përsëritur në vendin e punës;
- Kryejnë riparimin e defektit të linjës;
- Heqin tokëzimin e përsëritur;
- Kryejnë matje në linjat kabllore;
- Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një instalues dhe riparues i rrjetit elektrik mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier elektrik, inxhinier elektrik në transportimin e energjisë, inxhinier për ndriçim.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën elektrike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: punëtor për kabllo ajrore me fuqi elektrike, punëtor për linja me tërheqje elektrike, punëtor për përcjellës ajrorë me fuqi elektrike, shtrues për kabllo nëntokësore, mirëmbajtës linjash etj.
Profesionet në këtë grup
- Bashkues kabllosh elektrike
- Punëtor për kabllo ajrore me fuqi elektrike
- Punëtor për linja me fuqi elektrike
- Punëtor për linja me tërheqje elektrike
- Punëtor për përcjellës ajrorë me fuqi elektrike
- Punëtor për përcjellës ajrorë me tërheqje elektrike
- Punëtor për përcjellës nëntokësor me fuqi elektrike
- Shtrues për kabllo nëntokësore
- Punëtor i linjës së energjisë elektrike

