7412Elektro-mekanikë dhe montatorë
Grup njësi · 11 profesione
Përshkrimi
Elektro-mekaniku dhe montatori merret me montimin, instalimin, rregullimin, riparimin dhe
mirëmbajtjen e aparateve dhe pajisjeve elektrike në ndërtesa civile dhe në industri. Ai kryen montime, rregullime, riparime dhe mirëmbajtje të ndryshme elektrike të motorëve të automjeteve, të anijeve, avionëve, lokomotiva, të pajisjeve të shpërndarjes, si dhe aparateve ose instrumenteve të kontrollimit, pjesëve elektrike të ashensorëve dhe pajisjeve të ngjashme duke zëvendësuar dhe riparuar pjesët e dëmtuar. Ai mund të punësohet kompani shërbimesh elektrike apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Konsultohen dhe studiojnë skemat shoqëruese të aparateve dhe pajisjeve elektrike që do të montojnë;
- Konsultohen me inxhinier apo ekipin mbështetës, në se është e domosdoshme, duke përcaktuar detyrat përkatëse të pjesëtarëve të ekipit;
- Zbatojnë masat e sigurimit teknik të paracaktuara për llojet e montimit që do të kryejnë;
- Bëjnë çmontim dhe montimin aparateve dhe pajisjeve elektrike duke ndjekur procedurat përkatëse;
- Bëjnë instalimin e aparateve dhe pajisjeve elektrike duke ndjekur procedurat përkatëse;
- Kryejnë testime të aparateve dhe pajisjeve elektrike me dhe pa ngarkesë;
- Kryejnë montime, rregullime dhe riparime të ndryshme elektrike të motorëve të
- automjeteve, të anijeve, avionëve, lokomotiva,...etj.;
- Kryejnë, rregullime dhe riparime të ndryshme elektrike të pajisjeve të shpërndarjes,
- si dhe aparateve ose instrumenteve të kontrollimit, pjesëve elektrike të ashensorëve dhe pajisjeve të ngjashme;
- Kryejnë montime dhe riparime të ndryshme të pjesëve elektrike të makinave apo pajisjeve civile dhe industriale;
- Zëvendësojnë apo riparojnë pjesët e dëmtuar;
- Kryejnë inspektime dhe testime të produkteve elektrike të prodhuara në mënyrë industriale;
- Mirëmbajnë dhe modifikojnë pajisje elektrike, instalime elektrike dhe sisteme kontrolli;
- Lidhin sistemet elektrike të furnizimit me energji elektrike;
- Mbajnë shënimet e duhura për shërbimet e kryera;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorë të tjerë:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një elektromontues mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si teknik në një njësi shërbimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesionin në nivelin inxhinier elektrik.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Elektroauto për anije, për automobila, për avionë, për lokomotiva, kolaudues dhe riparues për aparaturat e kontrollit elektrik, riparues dinamosh, etj.
Profesionet në këtë grup
- Elektroaut për anije
- Elektroaut për automobila
- Elektroaut për avionë
- Elektroaut për lokomotiva
- Kolaudues për aparaturat e kontrollit elektrik
- Riparues dinamosh
- Riparues elektrik
- Riparues elektrik për aparaturat e kontrollit
- Avolzhues
- Elektromontues gjeneratori
- Elektro-mekanik

