6340Prodhues të produkteve të peshkimit për nevoja familjare
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Prodhuesit e produkteve të peshkimit për nevoja familjare kapin peshq dhe lloje të tjera speciesh ujore në mënyrë që të sigurojnë ushqimin dhe jetesën me një minimum të ardhurash për veten dhe familjen e tyre.
Detyrat kryesore
Kryejnë furnizimin e mjeteve të thjeshta të lundrimit me karburant, akull, ushqim dhe pajisje e tjera të domosdoshme për peshkim;
- Lundrojnë drejt thellësive të paracaktuara;
- Përdorin busulla apo pajisje të tjera elektronike të domosdoshme për lundrim;
- Hedhin rrjetën në det, lum apo liqen, duke zbatuar të gjitha udhëzimet dhe rregullat përkatëse;
- Hedhin linja prej fildispanje me grepat me ushqim, karrem për kapjen e peshkut;
- Kryejnë zhytje për kapje apo peshkim me pajisje të tjera të veçanta;
- Kryejnë ngritjen dhe mbledhjen e rrjetës me peshk;
- Nxjerrin peshkun apo gjallesat e tjera ujore nga rrjeta;
- Trajtojnë peshkun apo gjallesat e tjera ujore me kripë, me akull ose i vendosin në frigorifer për të ruajtur freskinë e tyre;
- Ata mund të kultivojnë peshq, guaca, midhje dhe forma të tjera të gjallesave ujore në sasi
minimale për nevoja familjare;
- Bëjnë tregtimin e peshkut apo të gjallesave të tjera ujore të freskëta ose magazinimin e tij në kushtet e duhura frigoriferike;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të ketë një kualifikim profesional në këtë fushë.
- Të ketë njohuri të mjaftueshme dhe eksperiencë në këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të këtë njohuri për përdorimin e pajisjeve të fermës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në punë si ndihmës punëtor. Me fitimin e përvojës dhe me kualifikim shtesë ai mund të kalojë në nivel të punonjësit të kualifikuar. Më pas me kualifikime të tjera, kultivuesi i varieteteve të ndryshme për nevoja familjare mund të ndërmarrë dhe funksione mbikëqyrëse duke ngjitur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë në këtë drejtim, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel agronom i lartë apo inxhinier sipas specialitetit.
Në rastin kur kemi teprica produkti i cili do duhet të shkojë në treg, për të zhvilluar këtë aktivitet privat (vetëpunësim) peshkatarit i duhet licencë për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri të teknikës së peshkimit.
Profesionet në këtë grup
- Fermer të produkteve të peshkimit për nevoja familjare
- Prodhues të kualifikuar të produkteve të peshkimit për nevoja familjare

