634Prodhues të produkteve të peshkimit për nevoja familjare

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Prodhuesit e produkteve të peshkimit për nevoja familjare merren me kapjen apo mbledhjen e peshkut dhe gjallesave të tjera ujore në lumenj dhe liqene ose në ujërat bregdetare duke përdorur rrjeta, grepa dhe pajisje të tjera të thjeshta për këtë lloj peshkimi. Ata gjithashtu merren me seleksionimin, ruajtjen në kushtet teknike të duhura, shitjen e produkteve të mbledhura, për nevoja familjare. Ata mund të kultivojnë peshq, guaca, midhje dhe forma të tjera të gjallesave ujore në sasi minimale. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve të ndryshme të peshkimit apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë furnizimin e mjeteve të thjeshta të lundrimit me karburant, akull, ushqim dhe pajisje e tjera të domosdoshme për peshkim;
  • Lundrojnë drejt thellësive të paracaktuara;
  • Përdorin busulla apo pajisje të tjera elektronike të domosdoshme për lundrim;
  • Hedhin rrjetën në det, lum apo liqen, duke zbatuar të gjitha udhëzimet dhe rregullat përkatëse;
  • Hedhin linja prej fildispanje me grepat me ushqim, karrem për kapjen e peshkut;
  • Kryejnë zhytje për kapje apo peshkim me pajisje të tjera të veçanta;
  • Kryejnë ngritjen dhe mbledhjen e rrjetës me peshk;
  • Nxjerrin peshkun apo gjallesat e tjera ujore nga rrjeta;
  • Trajtojnë peshkun apo gjallesat e tjera ujore me kripë, me akull ose i vendosin në frigorifer për të ruajtur freskinë e tyre;
  • Ata mund të kultivojnë peshq, guaca, midhje dhe forma të tjera të gjallesave ujore në sasi minimale për nevoja familjare;
  • Bëjnë tregtimin e peshkut apo të gjallesave të tjera ujore të freskëta ose magazinimin e tij në kushtet e duhura frigoriferike;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
  • Të ketë njohuri të mjaftueshme dhe eksperiencë në këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye