6330Kultivues të varieteteve të përziera për nevoja familjare

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Kultivuesi i varieteteve të përziera për nevoja familjare merret me rritjen dhe me vjeljen e frutave dhe perimeve, frutave të egra e bimëve mjekësore, gjuan kafshë ose kap peshk apo peshkon gjallesa të tjera të ujit me qëllim sigurimin e ushqimit dhe jetesës, e të ardhurave për veten dhe familjen e tij.

Detyrat kryesore

Përgatitin tokën, e plugojnë, e mbjellin, trajtojnë dhe mbledhin prodhimet e varieteteve të ndryshme;

  • Rritin frutat dhe perimet dhe llojet e tjera të bimëve foragjere ose mjekësore;
  • Mbledhin frutat e egra, bimët mjekësore ose të tjera;
  • Merren me riprodhimin, trajtimin dhe ushqyerjen e kafshëve dhe shpendëve për t’u marrë mishin, vezët, leshin, lëkurën ose prodhime të tjera;
  • Marrin ujë dhe mbledhin dru zjarri;
  • Magazinojnë prodhime për përdorim të mëvonshëm dhe për procedim të mëtejshëm;
  • Ndërtojnë dhe mirëmbajnë shtëpitë dhe streha të ndryshme;
  • Përgatitin mjete, rroga dhe pajisje për përdorim shtëpiak;
  • Shesin disa prej produkteve në tregjet lokale.

Kërkesat

  • Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse
  • Të ketë njohuri të mjaftueshme dhe eksperiencë në këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të këtë njohuri për përdorimin e pajisjeve të fermës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në punë si ndihmës punëtor. Me fitimin e përvojës dhe me kualifikim shtesë ai mund të kalojë në nivel të punonjësit të kualifikuar. Më pas me kualifikime të tjera, kultivuesi i varieteteve të ndryshme për nevoja familjare mund të ndërmarrë dhe funksione mbikëqyrëse duke ngjitur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë në këtë drejtim, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel agronomi apo inxhinieri sipas specialitetit.

Në rast se kemi mbiprodhim i cili do duhet të shkojë për tregtim, për të zhvilluar këtë aktivitet privat (vetëpunësim) fermerit i duhet licencë për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri të teknikës bujqësore, pesticideve dhe tregjeve, e të ketë certifikatë në këto lëmi.

Profesionet në këtë grup

  • Fermer të varieteteve të përziera për nevoja familjare
  • Punonjës ferme i kualifikuar për varietete të përziera për nevoja familjare

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye