633Kultivues të varieteteve të përziera për nevoja familjare
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Kultivuesit e varieteteve të përziera për nevoja familjare kryejnë veprime të nevojshme për kultivimin e prodhimeve bujqësore (drithëra, pemëve, shkurret apo bimë të tjera), si dhe për mbarështimin e blegtorisë dhe prodhimin e produkteve blegtorale për siguruar ushqim, strehim dhe një minimum të ardhurash, në të holla, për vete dhe familjet e tyre. Ata ruajnë, në kushte të përshtatshme, produktet e prodhuara për përdorim të mëvonshëm apo kryejnë disa përpunime të prodhimeve bujqësore apo blegtorale. Ata mund të punësohen në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë parapërgatitje për fillimin e punës;
- Kryejnë punimin e tokës, mbjelljen e saj me kultura të ndryshme bujqësore dhe kujdesen për mirërritjen e tyre;
- Kryejnë korrjen e të lashtave apo mbledhjen e grumbullimin e prodhimeve bujqësore;
- Bëjnë mbjelljen e pemëve frutore apo pemëve të tjera dekorative;
- Mbledhin frutat nga pemët frutore apo fruta të egra, bimë medicinale dhe të tjera;
- Kryejnë mbarështimin e blegtorisë, duke u kujdesur dhe ushqyer kafshët dhe shpendët kryesisht për të marrë mish, vezë, qumësht, lesh, lëkurën apo produkte të tjera;
- Ruajnë, në kushte të përshtatshme, produktet e prodhuara për përdorim të mëvonshëm apo kryejnë disa përpunime të prodhimeve bujqësore apo blegtorale;
- Ndërtojnë dhe mirëmbajnë shtëpinë dhe vendstrehime të tjera;
- Bëjnë rroba, enë kuzhine apo mjetet të tjera për përdorim vetjak;
- Shesin produkte bujqësore dhe blegtorale në tregjet lokale për të siguruar jetesën;
- Kujdesen për kafshët e punës dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të fermave, makinerive dhe pajisjeve;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
- Të ketë eksperiencë dhe njohuri të mjaftueshme në këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

