6320Prodhues të produkteve blegtorale për nevoja familjare

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Prodhuesi i produkteve blegtorale për nevoja familjare kryen veprime të nevojshme për mbarështimin e kafshëve për përdorim familjar duke u kujdesur për sigurimin e ushqimit dhe për mirërritjen e tyre. Ai monitoron dhe kujdeset për kafshët për të zbuluar ndonjë sëmundje të mundshme dhe për të parë gjendjen e tyre fizike. Prodhuesi i produkteve blegtorale kryen mjeljen, therjen, qethjen e kafshëve dhe përpunimin e produkteve blegtorale për nevoja familjare dhe shitjen e tyre për të siguruar jetesën. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve blegtorale apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Bëjnë blerjen e kafshëve që do të rrisin;
  • Kryejnë mbarështimin e kafshëve për përdorim familjar;
  • Kryejnë kultivimin ose manaxhimin e kullotave për sigurimin e ushqimit të blegtorisë;
  • Kryejnë monitorimin e ushqimit dhe furnizimin me ujë të nevojshme për të ruajtur gjendjen e bagëtive;
  • Monitorojnë dhe kujdesen për kafshët për të zbuluar ndonjë sëmundje të mundshme, lëndim dhe për të parë gjendjen fizike të tyre;
  • Kujdesen për kohën e vaksinimit të kafshëve dhe njoftojnë veterinerin e zonës për të kryer, në kohën e duhur, vaksinimet;
  • Kryejnë larjen, pastrimin dhe dezinfektimin e kafshëve dhe ambienteve të qëndrimit;
  • Kryejnë qethjen dhe mbledhjen e leshit;
  • Çojnë bagëtitë në kullota dhe i ruajnë ato;
  • Kujdesen për mbarështimin e kafshëve duke ndihmuar në momentet e lindjes, për nënën dhe të porsalindurit;
  • Kujdesen për mirërritjen dhe ushqyerjen e kafshëve të porsalindur;
  • Kryejnë mjeljen e lopëve, deleve apo dhive të qumështit;
  • Kryejnë disa përpunime të produkteve blegtorale për nevoja familjare;
  • Kryejnë magazinim dhe ruajtjen, në kushtet e duhura, të prodhimeve blegtorale;
  • Kryejnë therjen dhe përgatitjen e tyre për konsum, shitje apo për përdorim të mëvonshëm duke zbatuar rregullat e sigurimit të cilësisë ushqimore;
  • Kryejnë ndërtimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e vendstrehimit të kafshëve;
  • Kryejnë shpërndarjen apo shitjen e produkteve blegtorale në tregjet lokale;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
  • Të ketë njohuri dhe eksperiencë të mjaftueshme në këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një prodhues i produkteve blegtorale për nevoja familjare mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e veterinerit të lartë.

Në rastin kur kemi tepricë te produkteve të cilat do të duhet të shkojnë në treg, për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) fermerit i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: prodhues të kualifikuar të produkteve blegtorale për nevoja familjare, fermer të produkteve blegtorale për nevoja familjare, therës i bagëtive etj.

Profesionet në këtë grup

  • Prodhues të kualifikuar të produkteve blegtorale për nevoja familjare
  • Fermer të produkteve blegtorale për nevoja familjare

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye