632Prodhues të produkteve blegtorale për nevoja familjare

Grup i vogël · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Prodhuesit e produkteve blegtorale për nevoja familjare kryejnë veprime të nevojshme për mbarështimin e kafshëve për përdorim familjar duke u kujdesur për sigurimin e ushqimit dhe furnizimin me ujë për mirërritjen e tyre. Ata monitorojnë dhe kujdesen për kafshët me synimin për të zbuluar ndonjë sëmundje të mundshme dhe për të parë gjendjen e tyre fizike. Kryejnë mjeljen, therjen, qethjen e kafshëve dhe përpunimin e produkteve blegtorale për nevoja familjare. Ata mund të punësohen në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve blegtorale apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë mbarështimin e kafshëve për përdorim familjar;
  • Kryejnë kultivimin ose manaxhimin e kullotave për sigurimin e ushqimit të blegtorisë;
  • Kryejnë monitorimin e ushqimit dhe furnizimin me ujë të nevojshme për të ruajtur gjendjen e bagëtive ;
  • Monitorojnë dhe kujdesen për kafshët për të zbuluar ndonjë sëmundje të mundshme, lëndim dhe për të parë gjendjen fizike të tyre;
  • Kryejnë larjen, pastrimin e kafshëve;
  • Kryejnë qethjen dhe mbledhjen e leshit;
  • Çojnë bagëtitë në kullota dhe i ruajnë ato;
  • Kujdesen për mbarështimin e kafshëve duke ndihmuar në momentet e lindjes për nënat dhe të porsalindurit;
  • Kujdesen për mirërritjen dhe ushqyerjen e kafshëve të porsalindura;
  • Kryejnë mjeljen e kafshëve;
  • Kryejnë disa përpunime të produkteve blegtorale për nevoja familjare;
  • Kryejnë magazinim dhe ruajtjen në kushtet e duhura, të prodhimeve blegtorale;
  • Kryejnë therjen dhe përgatitjen e tyre për konsum apo shitje për përdorim të mëvonshëm;
  • Kryejnë ndërtimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e vendstrehimit të kafshëve;
  • Kryejnë shpërndarjen apo shitjen e produkteve blegtorale në tregjet lokale;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
  • Të ketë njohuri dhe eksperiencë në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një prodhues i produkteve blegtorale për nevoja familjare mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel veteriner apo specialist i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin veterinerit të lartë.
  • Në rastin kur produkti i tejkalon nevojat familjare dhe ngelet i destinuar për treg, për të zhvilluar këtë aktivitet privat (vetëpunësim) fermerit i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye