6310Prodhues të produkteve bujqësore për nevoja familjare

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Prodhuesi i produkteve bujqësore për nevoja familjare kryen veprime të nevojshme për përgatitjen e tokës, mbjelljen, kultivimin dhe korrjen e drithërave, për kultivimin e perimeve, të bimëve mjekësore dhe bimë të tjera, të prodhimeve të kopshtarisë, të produkteve nga fidanishtet për përdorime vetjake etj. Ai mund të kryejë përpunime të thjeshta të prodhimeve bujqësore apo të bëjë shitjen e tyre për të siguruar jetesën. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë përgatitjen e tokës për mbjellje;
  • Punojnë tokë me krah ose me makineri të thjeshta bujqësore;
  • Sigurojnë farat, fidanët e duhur për mbjellje dhe pesticidet e duhura;
  • Bëjnë kultivimin e fidanëve për mbjellje;
  • Kryejnë mbjelljen dhe kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore me farë apo me fidanë;
  • Ngrenë sistemin e ujitjes apo operojnë me pajisje të ujitjes për rritjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore;
  • Kryejnë heqjen e barërave të këqija dhe gjetheve të thara të kulturave bujqësore dhe krasitjen e pemëve;
  • Kryejnë plehërimin me pleh organik apo spërkatjen me pesticide të kulturave bujqësore në afatet e duhura;
  • Kryejnë prashitjet e tokës së mbjellë me kultura bujqësore;
  • Kultivojnë pemë frutore, shkurre apo kultura të tjera;
  • Kryejnë korrjen apo grumbullimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe mbledhjen e frutave;
  • Përzgjedhin farat për mbjelljen e ardhshme dhe i ruajnë ato në kushtet e duhura;
  • Kryejnë veprimet e duhura për magazinimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore për përdorim të mëvonshëm;
  • Kryejnë përpunime të prodhimeve bujqësore për nevoja familjare;
  • Bëjnë shitje të prodhimeve bujqësore apo produkteve të tyre në tregje lokale për të siguruar jetesën;
  • Grumbullojnë dru zjarri për nevoja familjare;
  • Përdorin makineri të thjeshta bujqësore për mbjellje, korrje, prashitje, ujitje apo grumbullimin e prodhimeve bujqësore;
  • Ruajnë dhe mirëmbajnë veglat e punës, ndërtesat dhe strukturat bujqësore, pajisjet dhe sistemet e furnizimit me ujë etj;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Marrin masa për sigurimin e cilësisë dhe sigurisë së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
  • Të ketë eksperiencë dhe njohuri në këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një prodhues i produkteve bujqësore për nevoja familjare mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel agronom apo specialist i mesëm. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin agronomit të lartë.

Në rast se një pjesë e produktit tepron dhe do duhet të shkojë në treg, për të zhvilluar këtë aktivitet privat (vetëpunësim) fermerit i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: prodhues i produkteve bujqësore për fidanë, për perime, për kopshtari etj.

Profesionet në këtë grup

  • Prodhues të kualifikuar të produkteve bujqësore për nevoja familjare
  • Fermer të produkteve bujqësore për nevoja familjare

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye