631Prodhues të produkteve bujqësore për nevoja familjare
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Prodhuesit e produkteve bujqësore për nevoja familjare kryejnë veprime të nevojshme për kultivimin dhe korrjen e drithërave, për kultivimin e perimeve, të bimëve mjekësore dhe bimë tjera, të prodhimeve të kopshtarisë, të produkteve nga fidanishtet, për kultivimin e pemëve, shkurreve dhe bimëve të tjera për përdorime vetjak. Ata mund të punësohen në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë përgatitjen e tokës për mbjellje;
- Sigurojnë farat, fidanët e duhur dhe pesticidet;
- Bëjnë kultivimin e fidanëve për mbjellje;
- Kryejnë mbjelljen dhe kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore;
- Kultivojnë pemë frutore, shkurre apo kultura të tjera;
- Kryejnë korrjen apo grumbullimin e produkteve të ndryshme bujqësore dhe mbledhjen e frutave;
- Kryejnë veprimet e duhura për magazinimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore për përdorim të mëvonshëm;
- Kryejnë disa përpunime të prodhimeve bujqësore për nevoja familjare apo për shitje në tregje lokale;
- Grumbullojnë dru zjarri për nevoja familjare;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
- Të ketë eksperiencë dhe njohuri në këtë fushë.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

