613Punonjës të fermave bujqësore dhe blegtorale

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit e fermave bujqësore dhe blegtorale kryejnë veprime të nevojshme për kultivimin e kulturave bujqësore (të drithërave, të perimeve, të bimëve mjekësore apo bimë të tjera), kultivimin e pemëve apo shkurreve, kultivimin e prodhimeve të kopshtarisë, të produkteve nga fidanishtet etj., për shitje. Ata merren me mbarështimin e blegtorisë dhe përpunimin e produkteve blegtorale. Ata mund të kryejnë funksione drejtuese dhe mbikëqyrëse në ferma bujqësore dhe blegtorale. Ata mund të punësohen në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore e blegtorale apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kultivojnë kullotat, japin dhe monitorojnë sasinë e ushqimit dhe ujit për të mbajtur nivelin e duhur të mirë ushqyerjes dhe kushteve të bagëtisë;
  • Monitorojnë dhe ekzaminojnë kafshët për të identifikuar sëmundjet, plagosjet ose dëmtimet dhe për të kontrolluar kushtet fizike të tilla si lëvizja në peshë;
  • Qethin, shënjojnë, presin, heqin parazitët dhe/ose tredhin, rrjepin lëkurat si dhe marrin leshin ose qimet;
  • Shoqërojnë bagëtinë nëpër livadhe për të kullotur ose në vathë, peshore, makina ose në vende të tjera sipas nevojës;
  • Mjelin kafshët me duar ose me makineri;
  • Përziejnë ushqyesit, shtesat ushqimore dhe medikamentet në sasitë e përshkruara dhe shpërndajnë ushqimin kafshëve me dorë apo mekanikë;
  • Kryejnë detyrat që lidhen me riprodhimin e bagëtisë të tilla si: shumëzimi, inseminimi artificial dhe ndihmën për kafshët gjatë lindjes;
  • Mbajnë pastër godinat e fermës, makineritë, pajisjet dhe strukturat e ndryshme;
  • Presin dhe rrjepin kafshët dhe i përgatitin ato për treg;
  • Magazinojnë dhe dërgojnë disa prej produkteve blegtorale për prodhim bulmetrash;
  • Promovojnë produktet për marketing, organizojnë për shitje, blerje dhe transportim të gjësë së gjallë, prodhimit dhe mjeteve ndihmëse për të mirëmbajtur dhe për të vlerësuar rezultatet e aktiviteteve të fermës dhe të transaksioneve të ndryshme;
  • Ndihmojnë në planifikimin e llojit të kulturave bujqësore që do të kultivojnë si: drithëra, perime, produkte të kopshtarisë dhe të fidanëve;
  • Marrin pjesë në blerjen e farave dhe pesticideve (plehrave);
  • Ndihmojnë në përcaktimin e llojit dhe sipërfaqen e tokës që do të shfrytëzojnë për mbjellje;
  • Kryejnë veprimtaritë e duhura bujqësore si: përgatitjen e tokës, mbjellje, kultivim, korrje, mbledhje prodhimi të kulturave bujqësore;
  • Mirëmbajnë ndërtesat bujqësore, makineritë dhe pajisjet e punës;
  • Kryejnë shpërndarjen apo marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale;
  • Marrin masat e duhura për sigurinë e shëndetit dhe sigurimin e cilësisë;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht preferohet përfundimi i arsimit të mesëm profesional.
  • Të ketë eksperiencë dhe njohuri në fushën e bujqësisë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye