6131Manaxherë dhe mbikëqyrës të fermave bujqësore dhe blegtorale
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Manaxherët dhe mbikëqyrësit e fermave bujqësore dhe blegtorale planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë veprimtari për të shtuar dhe rritur bimët dhe kafshët shtëpiake (përjashtuar shpendët) të tilla si lopët, delet, derrat, dhitë, kuajt për prodhimin e mishit, qumështit dhe prodhimeve të tjera të bulmetit si dhe të lëkurëve, leshit për përdorim vetjak ose për t’ua shitur. Ata Mbikëqyrin edhe ferma që mbarështojnë kafshët që përdoren për punë, sporte ose aktivitete rigjeneruese dhe argëtuese duke ja u shitur ato tregtarëve të shumicës, organizatave të marketingut ose drejtpërdrejtë në tregje.
Detyrat kryesore
- Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet e tregut, për të përcaktuar llojet dhe sasinë e prodhimeve të nevojshme, planifikimin dhe koordinimin e prodhimit të kërkuar;
- Kryejnë funksione drejtuese dhe mbikëqyrëse në ferma bujqësore dhe blegtorale;
- Kryejnë parapërgatitje për fillimin e punës;
- Bëjnë planifikimin e llojit të kulturave bujqësore që do të kultivojnë si: drithëra, perime, produkte të kopshtarisë dhe të fidanëve;
- Bëjnë blerjen e farave dhe pesticideve (plehrave);
- Përcaktojnë llojin dhe sipërfaqen e tokës që do të shfrytëzojnë për mbjellje;
- Kontrollojnë veprimtaritë e duhura bujqësore si: përgatitjen e tokës, mbjellje, kultivim, korrje, mbledhje prodhimi të kulturave bujqësore;
- Përcaktojnë llojet e kafshëve që duhet të mbarështojnë në përputhje me plan-biznesin;
- Marrin me qira ndërtesa, makineri dhe pajisje të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit;
- Bëjnë blerën e paracaktuar të kafshëve për mbarështrim;
- Kryejnë veprimtaritë e duhura për shumimin, rritjen, kujdesin e kafshëve dhe prodhimin e produkteve blegtorale;
- Kryejnë therjen dhe përgatitjen e kafshëve apo produkteve blegtorale për treg;
- Mirëmbajnë ndërtesat bujqësore, makineritë dhe pajisjet e punës;
- Kryejnë shpërndarjen apo marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale;
- Marrin masat e duhura për sigurinë e shëndetit dhe sigurimin e cilësisë;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle të lartë profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer kurse profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të këtë njohuri për përdorimin e pajisjeve të fermës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në punë si ndihmës manaxher. Me fitimin e përvojës dhe me kualifikim shtesë ai mund të kalojë në nivel të manaxherit të kualifikuar. Më pas me kualifikime të tjera, kultivuesi i varieteteve të ndryshme për nevoja familjare mund të ndërmarrë dhe funksione mbikëqyrëse duke ngjitur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë në këtë drejtim (në rastet kur mungon), çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel agronomi i lartë apo inxhinier sipas specialitetit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushë të kultivimit të varieteteve të ndryshme për nevoja familjare, duhet licencë për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri të teknikës bujqësore, pesticideve dhe tregjeve; të ketë certifikatë në këto fusha.
Profesionet në këtë grup
- Drejtues në ferma blegtorale
- Drejtues në ferma bujqësore
- Drejtues në ferma me kualifikim miks (bujqësore dhe blegtorale)

