6132Prodhues në fermat bujqësore dhe blegtorale
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Prodhues në fermave bujqësore dhe blegtorale planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë veprimtari për të shtuar dhe rritur bimët dhe kafshët shtëpiake (përjashtuar shpendët) të tilla si lopët, delet, derrat, dhitë, kuajt për prodhimin e mishit, qumështit dhe prodhimet e tjera të bulmetit si dhe të lëkurëve, leshit për përdorim vetjak ose për ti shitur. Ata mbarështrojnë dhe rritin kafshët që përdoren për punë, sporte ose aktivitete rigjeneruese dhe argëtuese të cilat ja u shesin tregtarëve të shumicës, organizatave të marketingut ose drejtpërdrejtë në tregje.
Detyrat kryesore
- Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet e tregut, për të përcaktuar llojet dhe sasinë e prodhimeve të nevojshme, planifikimin dhe koordinimin e prodhimit të kërkuar;
- Kultivojnë e kullotat, japin dhe monitorojnë sasitë e ushqimit dhe të ujit për të mbajtur nivelin e duhur të mirë ushqyerjes së bagëtisë;
- Monitorojnë dhe ekzaminojnë kafshët për të identifikuar sëmundjet, plagosjet ose dëmtimet dhe për të kontrolluar kushtet fizike të tilla si lëvizja në peshë;
- Qethin, shënjojnë, presin, heqin parazitët dhe/ose tredhin dhe rrjepin e lëkurat për të marrë leshin ose qimet;
- Shoqërojnë bagëtinë nëpër livadhe për të kullotur ose për ta çuar nëpër peshore, vathë, makina ose në vende të tjera sipas nevojës;
- Mjelin e kafshët me duar ose makineri;
- Përziejnë ushqyesit, shtesat ushqimore dhe medikamentet në sasitë e përshkruara dhe shpërndarjen ose ushqimin me dorë të kafshëve për ushqim;
- Kryejnë detyrat që lidhem me riprodhimin e bagëtisë të tilla si: shumëzimi, inseminimi artificial dhe ndihmën për kafshët gjatë lindjes;
- Mbajnë pastër godinat e fermës, makineritë , pajisjet dhe strukturat e ndryshme;
- Presin dhe rrjepin kafshët dhe i përgatitin ato për treg;
- Magazinojnë dhe dërgojnë disa prej produkteve blegtorale për prodhim bulmetrash;
- Bëjnë planifikimin e llojit të kulturave bujqësore që do të kultivojnë si: drithëra, perime, produkte të kopshtarisë dhe të fidanëve;
- Bëjnë blerjen e farave dhe pesticideve (plehrave);
- Përcaktojnë llojin dhe sipërfaqen e tokës që do të shfrytëzojnë për mbjellje;
- Kontrollojnë veprimtaritë e duhura bujqësore si: përgatitjen e tokës, mbjellje, kultivim, korrje, mbledhje prodhimi të kulturave bujqësore;
- Promovojnë produktet për marketing, bëjnë organizim për shitje, paketim dhe transportim të prodhimit drejt kompanive të kontaktuara më parë për, apo direkt në treg;
- Trajnojnë dhe Mbikëqyrin punonjësit që merren me kujdesin e kafshëve, mbarëvajtjen e punëve dhe punësimin apo shkarkimin e punonjësve apo kontraktorëve.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle të lartë profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer kurse profesionale për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të këtë njohuri për përdorimin e pajisjeve të fermës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në punë si ndihmës punëtor. Me fitimin e përvojës dhe me kualifikim shtesë ai mund të kalojë në nivel të punonjësit të kualifikuar. Më pas me kualifikime të tjera, kultivuesi i varieteteve të ndryshme për nevoja familjare mund të ndërmarrë dhe funksione mbikëqyrëse duke ngjitur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë në këtë drejtim, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel agronom i lartë apo inxhinier sipas specialitetit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushë të kultivimit të varieteteve të ndryshme për nevoja familjare, duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri të teknikës bujqësore, pesticideve dhe tregjeve, si dhe të ketë certifikatë në këto lëmi.
Profesionet në këtë grup
- Fermer në ferma mikse
- Punonjës i kualifikuar në ferma mikse

