531Punonjës të kujdesit për fëmijë dhe asistent mësues
Grup i vogël · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjës të kujdesit për fëmijë dhe asistent mësues ofrojnë kujdes e mbikëqyrje për fëmijët në shkolla, në shtëpi dhe ambiente të tjera që janë në shërbim të fëmijëve.
Detyrat kryesore
- Ndihmojnë fëmijët në mënyrë individuale për të përftuar aftësi të jetës në shoqëri;
- Kontrollojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që rrisin kapacitetet fizike, shoqërore, emocionale dhe intelektuale të fëmijëve në arsimin parashkollor dhe atë fillestar shkollor;
- Ndihmojnë në përgatitjen e materialeve dhe pajisjeve që duhen për shkollë dhe aktivitete jashtë-shkollore, në vende rekreative apo qendra ditore.
- Mbikëqyrin veprimet në lojëra që organizohen në mënyrë spontane, të pa planifikuara;.
- Organizojnë aktivitete duke marrë në konsideratë moshën dhe njohuritë e fëmijëve;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Të ketë arsimimin profesional përkatës.
- Të tregojë entuziazëm para fëmijëve dhe kolegëve.
- Të jetë person energjik, e/i palodhur në punën me fëmijët dhe me eprorët.
- Të jetë e/i aftë të përshtatet në kushtet që paraqiten.
- Të jetë e/i durueshëm në komunikim me fëmijët dhe kolegët.
- Të jetë e/i përgjegjshëm për veprimet që kryen.
Informacion shtesë
Niveli i mesëm i shkollimit është i domosdoshëm, por përfundimi i niveleve më të larta jep shumë përparësi në punësim.
Përfundimi i shkollimit të lartë në degën e mësuesisë jep mundësinë për të marrë titullin mësues i arsimit fillor.
Për të qenë e/i suksesshëm në punë, vëmendje duhet kushtuar kontrollit të përditshëm të veprimtarisë së përbashkët shkollë-familje, mësues-prindër.
Në raste të caktuara kërkohet të punohet me orë të zgjatura, në shtëpi të fëmijëve apo në qendrat përkatëse dhe kjo mund të kërkojë më shumë përkushtim e energji të cilat rezultojnë në të mirë të punës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

