5312Asistent mësues

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Asistenti mësues kryen detyra jo mësimdhënëse, por punon në ndihmë të personelit mësimdhënës dhe ofron kujdes dhe mbikëqyrje për fëmijët e sistemit shkollor dhe parashkollor. Asistenti mësues bashkëpunon me mësuesit për të nxitur elementët edukativë dhe social tek fëmijët që janë regjistruar në një program mësimor.

Detyrat kryesore

  • Ndihmojnë fëmijët në mënyrë individuale për të përfituar aftësi të jetës në shoqëri;
  • Kontrollojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që rrisin kapacitetet fizike, shoqërore, emocionale dhe intelektuale të fëmijëve në arsimin parashkollor dhe atë fillestar shkollor;
  • Ndihmojnë në përgatitjen e materialeve dhe pajisjeve që duhen për shkollë dhe për aktivitete jashtë-shkollore, në vende rekreative apo qendra ditore;
  • Ndihmojnë në njohjen dhe përdorimin e pajisjeve audio-vizuale, kompjuterëve dhe mjeteve të tjera ndihmëse;
  • Shpërndajnë dhe mbledhin materiale të lidhura me mësimet;
  • Mbikëqyrin veprimet në lojëra që organizohen në mënyrë spontane, të paplanifikuara;
  • Organizojnë aktivitete duke marrë në konsideratë moshën dhe njohuritë e fëmijëve;
  • Hapin klasat pa ardhur nxënësit, përshëndetin dhe takojnë prindërit dhe ndihmojnë që ndarja e fëmijëve me prindërit të jetë sa më e lehtë;
  • Përgjigjen për drejtimin e klasës kur mësuesi kryesor është jashtë saj;
  • Ndihmojnë fëmijët në ngrënien e ushqimeve, në përdorimin e tualetit dhe në larjen e duarve apo pjesëve të trupit;
  • Marrin pjesë në takimet e personelit, në takime trajnimi, si edhe në seminare të hapura kualifikuese që kanë lidhje me punën si asistent mësues;
  • Marrin pjesë në mbledhjet e klasës dhe konsultohen për programet dhe kushtet e punës;
  • Kryejnë veprime të përgjithshme për mirëmbajtjen pastër të ambientit ku mësohet;
  • Kryejnë detyra të tjera për mbarëvajtjen e punës në shkollë;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.

Kërkesat

  • Të ketë përfunduar minimalisht arsimin e mesëm.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht për ushtrimin e këtij profesioni.
  • Të ketë certifikatë të njohjes së elementëve bazë të pediatrisë.
  • Të ketë njohuri të plota për edukimin e fëmijëve në moshë të hershme parashkollore e shkollore.
  • Të ketë histori të pastër të rekordeve personale në lidhje me kriminalitetin dhe abuzimin seksual.
  • Të jetë e/i aftë të komunikojë dhe të marrë informacione dhe ide me gojë dhe me shkrim.
  • Të jetë e/i aftë të flasë qartë e rrjedhshëm në mënyrë që të kuptohet nga dëgjuesit.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht për të kryer lëvizje që kërkojnë përdorim të shumtë të krahëve, këmbëve dhe gjithë pjesëve të tjera të trupit që janë në shërbim të këtyre veprimeve.
  • Të jetë e/i aftë të dalë me sukses në situata të vështira stresuese.

Informacion shtesë

Trajnimet apo kualifikimet e mëtejshme japin përparësi për punësim. Pajisja me disa njohuri bazë mbi problemet psikologjike të moshave të hershme shkollore, e bën më të lehtë gjetjen e vendit të punës.

Për të qenë i suksesshëm në punë, vëmendje duhet kushtuar kujdesit të përditshëm ndaj fëmijëve dhe ambienteve të brendshme dhe të jashtme ku ata kryejnë veprimtarinë.

Në raste të caktuara kërkohet të punohet me orë të zgjatura dhe kjo mund të kërkojë më shumë përkushtim energji të cilat rezultojnë në të mirë të punës.

Profesionet në këtë grup

  • Asistent mësues
  • Asistent në edukimin parashkollor

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye