5311Punonjës të kujdesit për fëmijë
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Punonjësit e kësaj kategorie kujdesen për fëmijët në shtëpitë e tyre të banimit para dhe pas shkolle, gjatë pushimeve dhe në vende të tjera të përkujdesjes.
Detyrat kryesore
- Ndihmojnë fëmijët duke u mësuar se si të lahen, ushqehen dhe të vishen vetë;
- Shoqërojnë fëmijët për në shkollë, për në shtëpi apo për në vende të tjera argëtuese;
- Lexojnë libra/tregime për fëmijët dhe inkurajojnë ata për të lexuar apo komentuar;
- Ndihmojnë fëmijët në përgatitjen e materialeve dhe pajisjeve shkollore;
- Luajnë lodra me fëmijët dhe u tregojnë histori e përralla për ti zbavitur;
- Udhëzojnë fëmijët për sjelljet dhe qëndrimet e tyre;
- Disiplinojnë dhe rekomandojnë fëmijët për të kontrolluar sjelljet e tyre;
- Monitorojnë dhe vëzhgojnë aktivitetet e fëmijëve ndërsa ata luajnë;
- Mbajnë shënim veprimtarinë ditore të fëmijëve;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë arsimim profesional përkatës.
- Të kenë qëndrim miqësor ndaj fëmijëve.
- Të jenë të orientuar drejt përkujdesjes së rregullit për fëmijët.
- Të kuptojnë dhe të respektojnë fëmijët, shoqërinë e tyre, prindërit dhe të afërmit.
- Të tregojnë gatishmëri për ndihmë ndaj kërkesave të fëmijëve.
- Të tregojnë dashamirësi dhe zgjuarsi në veprimet e tyre ndaj fëmijëve.
- Të dinë të japin zgjidhje problematikave me iniciativën e vetë në situata të vështira.
- Të krijojnë besueshmëri tek fëmijët dhe tek prindërit, si dhe të kenë sens humori.
Informacion shtesë
Nëse kandidati ka vetëm diplomën e shkollës së mesme të përgjithshme, i kërkohet të ketë edhe kualifikim profesional në këtë fushë.
Përkushtimi në punë është elementi kryesor për të krijuar qëndrueshmëri në këtë profesion.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Kujdestar fëmijësh
- Bebisiter
- Dado në çerdhe
- Punëtor të kujdesit ditor familjar
- Dado
- Punëtorit të kujdesit mbas orarit shkollor
- Punonjës të kujdesit për fëmijë

