521Shitës në treg dhe në rrugë

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Shitësit në treg dhe në rrugë merren me blerjen, reklamimin, sistemimin, shpjegimin e funksioneve apo të cilësisë, ambalazhimin dhe shitjen e një game të kufizuar artikujsh, zakonisht të mallrave në rrugë dhe vende publike të tilla si pranë stacioneve, shesheve, kinemave, teatrove etj. Ata kryejnë llogaritje të thjeshta dhe marrjen e pagesës së menjëhershme për shitjet e kryera. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh tregtare, apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë blerjen ose marrjen e artikujve për shitje;
  • Kryejnë ngarkim–shkarkimin e artikujve që do të shesin;
  • Drejtojnë karroca të vogla, biçikleta, kamion ose automjete të tjera, për të transportuar mallra në rrugë ose vende publike si stacionet apo kinematë;
  • Marrin lejet e nevojshme dhe ngrenë stenda të ndryshme për reklamimin e mallit;
  • Sistemojnë dhe reklamojnë mallrat apo artikujt duke tërhequr vëmendjen e konsumatorit;
  • Komunikojnë me klientët potencial në rrugë duke ofruar mallra për shitje;
  • Kryejnë demonstrime apo shpjegime për cilësinë dhe funksionet e këtyre mallrave;
  • Kryejnë ambalazhime dhe paketime të thjeshta për mallrat që tregtojnë;
  • Kryejnë ruajtjen e mallrave në kushtet e duhura;
  • Kryejnë marrjen e pagesës së menjëhershme për shitjet e kryera;
  • Kryejnë llogaritje të thjeshta për shitjet dhe blerjet e bëra;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të njohë artin e shitjes.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Për hapjen e një biznesi privat kërkohet licencimi sipas ligjeve në fuqi.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye