5211Shitës të tregut dhe të tezgave
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Shitës në treg dhe në tezga shet produktet e tij në kioska apo rrugë ose në tregje të qendrave të banuara.
Detyrat kryesore
- Marrin leje nga organet përkatëse për të siguruar vendin ku mund të ngrenë një konstruksion të përkohshëm për shitje në rrugë, në treg dhe ambiente të tjera të hapura;
- Blejnë mallra me pakicë tek magazinat dhe prodhimet me shumicë;
- Shpalosin mallin në tezga dhe shesin produktet në kioskë;
- Sigurojnë pastërtinë e duhur dhe shërbim të kulturuar për klientët;
- Shesin në rrugë e trotuare të caktuara mallra të përdorura;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë një kualifikim profesional në këtë fushë.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
- Të jetë e/i aftë të joshë klientët për shitjen e mallrave.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me blerësit.
- Të dijë të mbajë pastër vendin e shitjes së mallit.
- Të jetë e/i aftë të kuptojë nevojat e klientit.
Informacion shtesë
Sa më shumë t’i dedikohen punës, aq më shpejt fitojnë eksperiencën e duhur.
Vetëpunësimi kërkon detyrimisht regjistrim të aktivitetit në organet përkatëse.
Profesionet në këtë grup
- Shitës në kioskë
- Shitës në rrugë
- Shitës në treg
- Shitësi marketi
- Shitës në tezga

