5212Shitës të ushqimit në rrugë
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Shitës të ushqimit në rrugë shesin ushqime në favor të klientëve dhe ë sigurojnë atyre cilësi dhe pastërti të ushqimeve.
Detyrat kryesore
- Marrin leje kur duhet të shesin ushqime dhe pije në vende publike;
- Mbajnë mallra ushqimorë dhe pije me qëllim për shitje;
- Sigurojnë pastërti dhe cilësi të produkteve që tregtojnë;
- Mbajnë të dhënat (sasinë/llojshmërinë) e furnizimeve;
- Parapërgatitin apo shërbejnë në çast pije dhe ushqime për shitje;
- Ngarkojnë dhe shkarkojnë ushqime prej karrocave pedaluese, koshave dhe tabakave për transport në vendin e shitjes;
- Mbajnë përgjegjësi në raste të ankesave të klientëve për cilësinë apo higjienën;
- Sigurojnë mbajtjen e mallrave në ambiente të freskëta me temperaturë të përcaktuar në etiketën e mallit;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë një kualifikim profesional në këtë fushë.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë juridike për të punuar.
- Të jetë e/i aftë të joshë klientët për shitjen e mallrave.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me blerësit.
- Të dijë të mbajë pastër duart apo pjesë të tjera të trupit që përdoren për realizimin e këtij shërbimi.
- Të jetë e/i aftë të kuptojë nevojat e klientit.
- Të mbajë pastër vendin e përcaktuar të shitjes së ushqimeve.
Informacion shtesë
Për fillimin e punës në këtë profesion preferohet një eksperiencë paraprake.
Me përkushtim, eksperienca përfitohet në kohë në këtë profesion.
Hapja e një biznesi në këtë fushë kërkon regjistrim aktiviteti në organet kompetente.
Profesionet në këtë grup
- Shitës i mallrave ushqimore në rrugë
- Shitës pijesh freskuese
- Shitës pijesh freskuese në kinema
- Shitës pijesh freskuese në teatër
- Shitës ushqimesh

