5120Kuzhinierë
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Kuzhinieri planifikon, organizon, përgatit dhe gatuan ushqimin në hotele, restorante, spitale dhe vende tjera publike ku shërbehen ushqime të gatuara; në bordin e anijeve, në trena të udhëtarëve, në shtëpi private etj.. Ai kryen matje dhe peshime për përgatitjen dhe gatimin e ushqimeve, si dhe përgatit pjatat për servirje me estetikën dhe garniturën e duhur. Ai mund të punësohet në hotele, restorante, spitale, në bordin e anijeve, në trena të udhëtarëve, në shtëpi private dhe vende të tjera publike ku shërbehen ushqime të gatuara apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Veshin uniformën e punës dhe kryejnë higjienën personale (larja e duarve etj.);
- Përgatitin vendin e punës;
- Përgatitin mjetet e nevojshme të punës në kuzhinë;
- Planifikojnë ushqimet që do të gatuhen;
- Kontrollojnë asortimentet dhe bëjnë inventarin e tyre;
- Hartojnë listën e furnizimin ditor;
- Kryejnë furnizimin ditor;
- Bëjnë kontrollin organo-leptik të lëndës së parë që do të përdoret për gatim;
- Pastrojnë produktet e planifikuara për gatim;
- Përgatitin lëndët bazë të menysë ditore;
- Kontrollojnë cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
- Peshojnë produktet e planifikuara për gatim;
- Kryejnë matjen e produkteve të planifikuara për gatim;
- Bëjnë përgatitjen e salcave bazë për ditën e punës;
- Përgatitin sallatat, supat dhe antipastat sipas porosisë së klientit;
- Parapërgatitin elementët e nevojshëm për të gatuar ushqimet e planifikuara;
- Bëjnë zierjet dhe pjekjet sipas kërkesave teknike të gatimit të produkteve ushqimeve apo kërkesave të klientit;
- Organizojnë punën në kuzhinë;
- Koordinojnë proceset e punës të ndihmësve në kuzhinë;
- Përgatitin produkte dhe artikuj ushqimor të ndryshëm sipas porosisë;
- Përziejnë produktet e duhura gjatë gatimit;
- Përgatitin përbërësit bazë të ushqimeve që do të gatuajnë, sipas recetave apo sipas gjykimit personal;
- Rregullojnë temperaturën e furrave, grillave dhe pajisjeve të tjera për gatim;
- Përgatitin pjatat për servirje me estetikën dhe garniturën e duhur;
- Mbikëqyrin pastrimin e kuzhinës, të pajisjeve të kuzhinës, të ambientit të shërbimit, etj. për të siguruar higjiene dhe ushqim të sigurt;
- Kryejnë trajtimin e duhur sanitaret produkteve ushqimore apo pajisjeve sipas kërkesave teknike;
- Kryejnë përgatitjen e ushqimeve për shërbim, shitje etj;
- Përgatitin dhe përzgjedhin produkte ushqimore për shërbime katering, etj.
- Kryejnë paketimin e ushqimeve sipas porosive;
- Bëjnë ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
- Kontrollojnë faturat e pagesave për blerjet dhe shitjet e bëra, evidencat e ndryshme;
- Bëjnë bilancin e hyrje-daljeve në njësinë e shërbimit;
- Koordinojnë punën me kolegët për shërbim në kohë dhe me cilësi të klientit;
- Komunikojnë me kolegët dhe klientin;
- Zbatojnë rregulloret e njësisë së shërbimit dhe urdhrat e ditës;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë:
- Pastrojnë vendin, mjetet dhe pajisjet e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë pune paraprake në këtë fushë.
- Të jetë i/e aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të ketë aftësi komunikuese.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës në kuzhinë ose lavapjatës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin ndihmës kuzhinier e kuzhinier. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një kuzhinier mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në kuzhinier i tretë, i dytë, kuzhinier i parë dhe shef të kuzhinës. Me ndjekjen e një shkolle të lartë si dhe diplomimin e tij në Hoteleri-Turizëm arrin në nivelin e manaxherit të pijeve dhe ushqimit dhe manaxher turizmi.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: kuzhinier për mish, peshk, dieta të veçanta, pica, për pasta (makarona), për shërbime katering, etj.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Kuzhinier në anije.
- Kuzhinier në restorant.
- Kuzhinier në spital
- Kuzhinier në ushtri
- Kuzhinier për dieta të veçanta.
- Kuzhinier që ruan ushqimet nga dëmtimi, helmimi etj.
- Kuzhinier.
- Picajol

