3344Sekretarë mjekësorë

Grup njësi · 10 profesione

Përshkrimi

Sekretari/ja në mjekësi kryen një shumëllojshmëri funksionesh administrative dhe koordinimi të brendshëm, për të mbështetur punonjësit e shëndetësisë, duke koordinuar, organizuar veprimtarinë në njësinë e shërbimit mjekësor, duke informuar, caktuar dhe konfirmuar takimet mjekësore për personelin mjekësor dhe pacientët apo duke përcjellë mesazhet e komunikimit ndërmjet personelin mjekësor dhe pacientëve. Ai/Ajo regjistron dhe shqyrton listat mjekësore, raporte, dokumente apo korrespondenca të tjera dhe drejton apo shoqëron klientët/pacientët për në zyrat përkatëse apo personin e përshtatshëm, duke komunikuar me profesionalizëm dhe duke ruajtur konfidencialitetin. Sekretari/ja mjekësor/e përdor njohuri të specializuara të terminologjisë mjekësore dhe procedurat e duhura të ofrimit të kujdesit shëndetësor. Ai/Ajo mund të punësohet në kompani të shërbimeve mjekësore apo institucione të tjera publike dhe privatë të mjekësisë.

Detyrat kryesore

  • Koordinojnë dhe organizojnë veprimtarinë në njësinë e shërbimit mjekësor;
  • Caktojnë dhe konfirmojnë takimet mjekësore për personelin mjekësor dhe pacientët;
  • Përcjellin mesazhet e komunikimit ndërmjet personelit mjekësor dhe pacientëve;
  • Regjistrojnë, hartojnë dhe shqyrtojnë listat mjekësore, raporte, dokumente apo korrespondenca të tjera;
  • Drejtojnë klientët, pacientët për në vendndodhjen apo personin e përshtatshëm;
  • Shoqërojnë klientët, pacientët në zyrat përkatëse;
  • Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e shërbimit mjekësor;
  • Intervistojnë dhe ndihmojnë pacientët për të plotësuar formularët, dokumentet dhe historikun e rastit;
  • Plotësojnë e sigurojnë kërkesa të formave të tjera;
  • Mbajnë dhe ruajnë dosjet mjekësore dhe regjistrime të tjera teknike, sipas procedurave të paracaktuara;
  • Rishikojnë shënimet përkatëse për klientët, për konfirmim të orareve apo kërkesave të tjera të tyre;
  • Përdorin pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve;
  • Hartojnë dhe kontrollojnë faturat e llogarive, pasqyra financiare dhe fatura të tjera, sipas procedurave të paracaktuara, duke përdorur sisteme të kompjuterizuara ose manuale;
  • Kryejnë marrjen e pagesës së faturave;
  • Bëjnë llogaritjet e faturave dhe dorëzimin e tyre në arkën apo zyrën përkatëse;
  • Përgatitin dhe përpunojnë të dhëna statistikore mbi veprimtarinë e organizatës;,
  • Përcjellin klientët duke dhënë ndihmën e duhur për transport ose kërkesa të tjera të tyre kur e kërkon njësia e shërbimit;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
  • Komunikojnë me profesionalizëm me klientët në njësinë e shërbimit mjekësor;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikim profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin nëpunësit të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një sekretar në mjekësi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialisti. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e specialiteteve të ndryshme.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: sekretar në mjekësi, manaxher praktike mjekësore, asistent administrativ në zyrë mjekësore, stenograf mjekësor, transkripsionist mjekësor.

Profesionet në këtë grup

  • Sekretar në mjekësi
  • Manaxher praktike mjekësore
  • Asistent administrativ në zyrë mjekësore
  • Sekretar në spital
  • Sekretar i kujdesit për pacientin
  • Sekretar sigurim mjekësor
  • Sekretar faturimi
  • Sekretar patologjie
  • Stenograf mjekësor
  • Transkripsionist mjekësor

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye