3342Sekretarë ligjorë

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Sekretari/ja gjyqësor ligjor kryen detyra procedurale, administrative dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin procedural gjyqësor në fuqi. Ai/Ajo përgatit, përpunon, ruan dosjet e papërfunduar, mban regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose manuale, vërteton aktet e gjykatës dhe lëshon vërtetime apo kopje të njësuara me origjinalin të akteve procedurale gjyqësore, si dhe përgatit statistika të gjykatës, nën drejtimin e kancelarit, sipas kritereve të përcaktuara duke qenë përgjegjës për saktësinë e të dhënave. Ai/Ajo mund të punësohet në gjykata të niveleve të ndryshme, prokurori, në institucionin e avokatit të popullit, në studio avokatie, institucione të tjera të drejtësisë...apo institucione të tjera.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë detyra procedurale dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin gjyqësor në fuqi, duke respektuar varësinë hierarkike;
  • Përgatitin dhe përpunojnë dokumente ligjore dhe materiale të tjera;
  • Vërtetojnë aktet e gjykatës dhe lëshojnë vërtetime apo kopje të njësuara me origjinalin të akteve procedurale gjyqësore;
  • Përgjigjen për krijimin e dosjeve, regjistrimin dhe zbatimin e urdhrave të shpallur apo të nxjerrë nga gjykatat dhe gjyqtarët;
  • Kryejnë mbajtjen dhe ruajtjen e dosjeve apo dokumenteve të tjera deri në momentin e arkivimit të tyre;
  • Mbajnë regjistrat dhe regjistrime e nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose në mënyrë manuale;
  • Organizojnë, menaxhojnë dhe mbikëqyrin personelin në aspektin procedural teknik nën drejtimin e kancelarit;
  • Nxitin përdorimin e mjeteve të disponueshme teknike, audiovizive dhe kompjuterike, atje ku ato ofrojnë shërbimin e tyre;
  • Bashkëpunojnë me autoritetet tatimore për çështjet e taksave dhe tarifave gjyqësore;
  • Përgatitin statistika të gjykatës, nën drejtimin e kancelarit, sipas kritereve të përcaktuara dhe është përgjegjës për saktësinë e të dhënave;
  • Bashkëpunojnë me kryesekretar dhe nëpunës gjyqësor për zhvillimin e proceseve, për përgatitjen e dokumenteve, vërtetimeve, njoftimeve dhe akteve të tjera të kërkuara prej tyre, nën drejtimin e kancelarit;
  • Marrin pjesë në seanca gjyqësore dhe marrin masa për zbatimin e urdhrave të gjykatës për njoftimin e dëshmitarëve, ekspertëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në proces;
  • Verifikojnë që mjetet dhe pajisjet e nevojshme në gjykim të jenë në kushte të mira për përdorim duke kërkuar, nëse është e nevojshme, praninë e shërbimeve teknike;
  • Bashkëpunojnë me nëpunës gjyqësorë për regjistrimin dhe klasifikimin e akteve që dërgohen dhe merren nëpërmjet shërbimit postar;
  • Mbajnë shënime lidhur me planifikimin dhe organizimin e takimeve, oraret e takimeve në dispozicion;
  • Pranojnë dhe përcjellin mesazhe personave të duhur;
  • Kryejnë çdo detyrë tjetër të përcaktuar në legjislacionin në fuqi;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikimi profesional në fushën përkatëse;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant) Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin sekretarit gjyqësor/ligjor. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një sekretar ligjor mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel kryesekretar. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e juristit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Sekretar gjyqësor /ligjor në gjykatë, sekretar gjyqësor/ligjor në zyra avokatie manaxher i praktikave ligjore etj.

Profesionet në këtë grup

  • Sekretar ligjor në gjykatë
  • Sekretar ligjor në zyra avokatie
  • Manaxher i praktikave ligjore
  • Sekretar ligjor në prokurori
  • Sekretar ligjor

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye