3139Teknikë të kontrollit të linjave të automatizuara të paklasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Në këtë grup hyjnë teknikët që kontrollojnë dhe mbikëqyrin pajisje të prodhimit të letrës në të gjitha proceset e saj dhe pajisjeve robotike. Ata kryejnë zakonisht detyra teknike dhe mbikëqyrëse. Këta lloj teknikësh punësohen në kompani dhe fabrika të industrisë së letrës, industrisë së rëndë dhe asaj robotike.
Detyrat kryesore
- Manovrojnë panele kontrolli të kompjuterizuara nga dhoma qendrore e kontrollit për të monitoruar dhe optimizuar proceset e përpunimit dhe prodhimit të brumit dhe letrës;
- Rregullojnë sipas rastit pajisjet të tilla si valvula, pompa si dhe pajisje të kontrollit dhe proceseve;
- Kontrollojnë përgatitjen, matjen dhe ushqimin e lëndës së parë dhe agjentëve të procesit të tilla si agjentë katalizues dhe filtrues në prodhim;
- Verifikojnë dhe ekzaminojnë pajisjet për ndonjë mosfunksionim të mundshëm, duke kryer teste rutinë dhe përgatitje për mirëmbajtjen e tyre.
- Analizojnë mostra produktesh duke kryer testime dhe ekzaminime, regjistron të dhënat në regjistrin e prodhimit.
- Kryejnë rregullimet e nevojshme dhe ndërhyrjet në pajisje për përthyerjet e nevojshme të letrës dhe detajeve të tjera sipas specifikimeve;
- Kontrollojnë dhe mbikëqyrin paketimin sipas mënyrës së përcaktuar në planin e punës;
- Pastrojnë dhe mirëmbajnë pajisjet në mënyrë që të shmangen avaritë apo dëmtimet e parakohshme të tyre;
- Planifikojnë prodhimin dhe organizimin ditor, javor e mujor të punës;
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik, të shkarkimit të plotave dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë nga një shkollë e mesme profesionale apo të pas mesme. Në disa raste diplomë nga një shkollë e mesme e përgjithshme dhe eksperiencë pune disa vjeçare është gjithashtu e vlefshme.
Profesionet në këtë grup
- Kontrollor robot
- Teknik/operator i linjave të automatizuara.
- Teknik/operator robot
- Teknik robot

