3137Kontrollorë të procesit të prodhimit të metalit
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Kontrollori i procesit të prodhimit të metalit manovron dhe vëzhgon makineritë dhe pajisjet e ndryshme multifunksionale për të kontrolluar procesin e shkrirjes dhe formëzimit të metaleve në furra, si dhe trajtimin e tyre në mullinj. Ai mund të punësohet si supervizor në fabrika të përpunimit të metaleve.
Detyrat kryesore
- Koordinojnë dhe monitorojnë veprimtaritë e një aspekti të veçantë të procesit të prodhimit të metalit nëpërmjet kontrollit të paneleve, kompjuterëve ose sistemeve të tjera të kontrollit në dhomën qendrore të kontrollit;
- Manovrojnë makineritë multifunksionale të kontrollit të proceseve kryesore për bluarjen, ndarjen, filtrimin, shkrirjen, pjekjen, trajtimin, formëzimin dhe të proceseve të tjera të metaleve;
- Vëzhgojnë raportet kompjuterike, videot e monitorimit dhe pajisjet e tjera matëse për të verifikuar kushtet e përcaktuara të procesit dhe për të bërë ndryshimet dhe rregullimet e nevojshme;
- Organizojnë dhe mbikëqyrin personelin e prodhimit si operatorët e makinerive dhe proceseve, asistentët dhe ndihmësit;
- Ndezin dhe fikin sistemin e prodhimit sipas planifikimit ose në raste emergjence;
- Planifikojnë, organizojnë dhe mbajnë trajnime për personelin e prodhimit;
- Mbajnë regjistrime për turnet e prodhimit dhe të dhëna të tjera;
- Përgatitin raporte prodhimi dhe statistika sipas nevojave dhe kërkesave nga drejtuesit;
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga ndërmarrja;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë nga një shkollë e mesme profesionale. Në disa raste diploma nga një shkollë e mesme e përgjithshme dhe eksperiencë pune disa vjeçare është gjithashtu e vlefshme.
Profesionet në këtë grup
- Kontrollor të procesit të shkrirjes së metaleve
- Kontrollor të proceseve të tjera të përpunimit të metaleve
- Teknik i furrave të shkrirjes së metalit
- Teknik i procesit të derdhjes t të metalit
- Teknik i procesit të petëzimit të metalit
- Teknik i kontrollit të panelit në uzinat e përpunimit të metaleve

