3136Teknikë të përpunimit dhe prodhimit të letrës
Grup njësi · 19 profesione
Përshkrimi
Tekniku i përpunimit dhe prodhimit të letrës kryen një sërë funksionesh të cilat sigurojnë që produkti i brumit të letrës dhe letra prodhohen dhe dorëzohen sipas specifikimeve në një ambient të sigurt gjatë gjithë kohës. Ai mund të punësohet në fabrika të prodhimit dhe përpunimit të letrës dhe paketimeve.
Detyrat kryesore
- Manovrojnë bateritë e makinerive të përpunimit të brumit të letrës dhe shkurtojnë fibrat vazhdimisht gjatë kohës që brumi rrjedh në makineri në mënyre që të përgatitet brumi për prodhimin e letrës;
- Ndezin makineritë dhe rregullojnë rrjedhshmërinë e brumit nga makineria e parë tek makineria përpunuese e me pas tek makineria prodhuese e letrës;
- Analizojnë brumin, shikojnë raportet nga testet laboratorike dhe rregullojnë makineritë në mënyrë që brumi të prodhohet në specifikat e kërkuara;
- Mirëmbajnë dhe ndryshojnë pjesët e këmbimit të makinerive duke përdorur vegla dore;
- Pastrojnëdhe kujdesen për pjesët e këmbimit të makinerive;
- Operojnë mbi makineritë dhe pajisjet gjatë procesit të prodhimit të brumit dhe të letrës;
- Përdorin sistemet e kompjuterizuara dhe manualet e procedurave për monitorimin e perfomancës së makinerive dhe pajisjeve;
- Sigurojnë një cilësi të qëndrueshme të brumit dhe të letrës përgjatë gjithë procesit të prodhimit;
- Sigurohen që produkti përfundimtar i arrin pritshmëritë specifike të kompanive dhe klientëve;
- Mbikëqyrin ekipin dhe merren me punë administrative;
- Rregullojnë probleme të vogla të shkaktuara në makineri dhe pajisje;
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga ndërmarrja;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë nga një shkollë e mesme profesionale. Në disa pozicione diploma nga një shkollë e mesme e përgjithshme dhe eksperiencë pune disa vjeçare është gjithashtu e vlefshme.
Informacion shtesë
Tekniku i përpunimit dhe prodhimit të letrës mund të kryej studimet bachelor në Inxhinieri kimike ose fizike për të avancuar në karrierë si Shef sektori apo drejtues i lartë në industrinë e letrës ose të ngjashme me të.
Profesionet në këtë grup
- Manovrator i bërjes së letrës/përpunim në të njomë
- Manovrator i bërjes të letrës
- Manovrator i brumit të drurit
- Manovrator i copëtimit të drurit
- Manovrator i grimcimit të drurit
- Manovrator i prodhimit të kartonit
- Manovrator i shtresëzimit të letrës
- Operator i rafinerisë së brumit të letrës
- Operator-rrahës i brumit të letrës
- Teknik i bluarjes së brumit të letrës
- Teknik i ciflimit të brumit të letrës
- Teknik i impiantit të bërjes të letrës
- Teknik i impiantit të brumit të letrës
- Teknik i presës së pllakës së tallashit
- Teknik i proceseve kimike të prodhimit të letrës
- Teknik i trajtimit në të ngrohtë të brumit të letrës
- Teknik nivel i mesëm
- Teknik shoshitës i brumit të letrës
- Teknik zbardhues i letrës

