3134Kontrollorë të procesit të përpunimit kimik

Grup njësi · 30 profesione

Përshkrimi

Kontrollori i procesit të përpunimit kimik vepron dhe vëzhgon fabrikën kimike dhe makineritë e ndryshme multifunksionale të cilat komandojnë proceset. Ai rregullon dhe mirëmban njësitë dhe pajisjet e procesimit të cilat distilojnë, filtrojnë, ndajnë, nxehin ose rafinojnë kimikate të ndryshme. Ai mund të punësohet si supervizor në fabrika të prodhimit të ushqimeve të ndryshme, produkteve industriale dhe të ndërtimit, etj.

Detyrat kryesore

  • Manovrojnë panele kontrolli të kompjuterizuara nga dhoma qendrore e kontrollit për të monitoruar dhe optimizuar proceset fizike dhe kimike për disa njësi të ndryshme;
  • Rregullojnë sipas rastit pajisjet të tilla si valvula, pompa si dhe pajisje të kontrollit dhe proceseve;
  • Kontrollojnë përgatitjen, matjen dhe ushqimin e lëndës së parë dhe agjentëve të procesit të tilla si agjentë katalizues dhe filtrues në prodhim;
  • Kontrollojnë fillimin dhe mbylljen e procesit, parandalojnë avari të ndryshme potenciale dhe monitorojnë nga jashtë pajisjet e përfshira në proces;
  • Verifikojnë dhe ekzaminojnë pajisjet për ndonjë mosfunksionim të mundshëm, duke kryer teste rutinë dhe përgatitje për mirëmbajtjen e tyre;
  • Analizojnë mostra produktesh duke kryer testime dhe ekzaminime, regjistrojnë të dhënat në regjistrin e prodhimit;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë pajisjet në mënyrë që të shmangen avaritë apo një dëmtim i parakohshëm i tyre;
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik, të shkarkimit të plotave dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikim profesional jo universitar nga një shkollë e mesme profesionale. Në disa pozicione diplomë nga një shkollë e mesme e përgjithshme dhe eksperiencë pune disa vjeçare është gjithashtu e vlefshme.

Informacion shtesë

Kontrollori i procesit të përpunimit kimik mund të kryejë studimet bachelor në Inxhinieri kimike për të avancuar në karrierë si Shef sektori apo laboratori.

Profesionet në këtë grup

  • Kontrollor autoklave të përpunimit kimik
  • Kontrollor avullues/përpunim kimik (përjashtuar gazin natyror dhe naftën)
  • Kontrollor dehidrator i fushave naftëmbajtëse
  • Kontrollor distilues (përpunim kimik përjashtuar gazin natyror dhe naftën)
  • Kontrollor distilues/terpentine
  • Kontrollor ekstrator i materialeve kimike
  • Kontrollor ekstrator/distilim druri
  • Kontrollor filtri për përpunim kimik
  • Kontrollor furrnalte/përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Kontrollor i distilimit të vazhdueshëm (përpunim kimik)
  • Kontrollor i djegies/përpunimit kimik
  • Kontrollor i furrës të përpunimit kimik
  • Kontrollor i impiantit të përpunimit kimik
  • Kontrollor i impiantit të prodhim të çimentos
  • Kontrollor i impiantit të trajtimit të ngrohtë të përpunimit kimik
  • Kontrollor i mullirit rrotullues filtrues
  • Kontrollor i ndarjes centrifugale të përpunimit kimik
  • Kontrollor i pajisjeve të pjekjes/përpunim kimik
  • Kontrollor i pajisjeve të shqyrtimit të materialeve kimike
  • Kontrollor i pajisjeve të trajtimit të naftës bruto
  • Kontrollor i presës filtruese të materialeve kimike dhe të ngjashme me to
  • Kontrollor i tharjeve me spërkatje/përpunim kimik
  • Kontrollor kalcinues
  • Kontrollor ndarës i përpunimit kimik
  • Kontrollor ngrohës uji/përpunim kimik
  • Kontrollor prodhim çimento
  • Kontrollor reaktor shndrimi/përpunim kimik (përjashtuar gazin natyror dhe naftën)
  • Kontrollor site vakuumi/përpunim kimik dhe të ngjashme me to
  • Kontrollor të tharjes/përpunim kimik
  • Teknik i proceseve kimike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye