3132Teknikë të kaldajave dhe makinerive me avull

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Teknikët e kaldajave dhe makinerive me avull janë përgjegjës për sistemin e ngrohjes dhe nxehjes së ujit dhe avullit ndërtesa të mëdha, në motorë anijesh dhe lokomotivash. Ata manovrojnë pajisje të presionit të ulët e të lartë, kaldaja me avull dhe sisteme të tjera të nxehjes së ujit. Ata mund të punësohen në mirëmbajtjen e ndërtesave të mëdha që përdorin sistem kaldajash dhe makinerish me avull, në anije dhe lokomotiva.

Detyrat kryesore

  • Manovrojnë, monitorojnë dhe mbikëqyrin sistemet, makineritë dhe pajisjet e nxehjes së ujit në vendin e punës;
  • Kryejnë kontrolle periodike dhe mirëmbajnë pajisjet, makineritë dhe sistemet e kaldajës dhe nxehjes së ujit;
  • Kontrollojnë pajisjet, mbikëqyrin kushtet e veprimit dhe zëvendësojnë matësit, filtrat dhe valvulat në sistemin e nxehjes;
  • Testojnë dhe ekzaminojnë pajisjet me anë të kimikateve të ndryshme për të identifikuar korrozione të mundshme të cilat dëmtojnë këto pajisje;
  • Monitorojnë pajisjet gjatë punës për të rregulluar dhe mënjanuar ndonjë problem të mundshëm;
  • Regjistrojnë veprimet, rregullimet, testimet, zëvendësimet dhe vëzhgimet në regjistrat përkatës;
  • Garantojnëkushtet e sigurisë fizike të tyre;
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga kompania;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik, të shkarkimit të plotave dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikim nga një shkollë e mesme profesionale. Në disa raste diploma nga një shkollë e mesme e përgjithshme dhe trajnime për llojin e punës është gjithashtu e vlefshme.

Informacion shtesë

Ky është një profesion me rrezikshmëri të lartë prandaj trajnime të sigurisë së shëndetit dhe sigurisë në punë duhet të zhvillohen në fillim të punës por edhe gjatë saj.

Profesionet në këtë grup

  • Teknik i impiantit të ngrohjes së ujit dhe avullit.
  • Teknik i impiantit të ngrohjes së ujit në anije
  • Teknik i impiantit të ngrohjes së ujit në lokomotive
  • Teknik të kaldajave
  • Teknik i impiantit ngrohje-ftohje

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye