3131Teknikë të pajisjeve të prodhimit të energjisë
Grup njësi · 25 profesione
Përshkrimi
Tekniku i pajisjeve të prodhimit të energjisë manovron, monitoron dhe shfrytëzon centralin dhe pajisje të tjera në qendrën e kontrollit elektrik, të cilat mundësojnë prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë në rrjetet e transmetimit. Tekniku i pajisjeve të prodhimit të energjisë siguron shfrytëzimin e pajisjeve të centralit në mënyrë të sigurtë për vetë pajisjet, si dhe personelin që i monitoron apo iu shërben atyre. Për këtë, tekniku i pajisjeve të prodhimit të energjisë njeh shumë mirë jo vetëm skemën universale të centralit, por edhe skemën ndërlidhëse të nënstacionit me rrjetin e transmetimit të energjisë. Pajisjet mbi të cilat ai vepron përfshijnë reaktorët, turbinat, gjeneratorët dhe pajisje të tjera ndihmëse në stacionet elektrike të prodhimit të energjisë. Ai mund të punësohet si operator (dispecer) në stacione elektrike, impiante diellore dhe në kompani të tjera të prodhimit të llojeve të ndryshme të energjisë.
Detyrat kryesore
- Manovrojnë, monitorojnë dhe mbikëqyrin procese të ndryshme të prodhimit të energjisë;
- Manovrojnë dhe kontrollojnë sisteme dhe pajisje që prodhojnë energji përfshirë bojlerë, turbina, gjeneratorë, kondensatorë dhe reaktorë në hidrocentrale, termocentrale, qendra të energjisë bërthamore që prodhojnë dhe shpërndajnë energji elektrike;
- Kontrollojnë ndezjen dhe fikjen e pajisjeve të energjisë, kontrollojnë shkëmbimin e veprimeve, rregullojnë nivelet e ujit dhe komunikojnë me operatorët e sistemit për rregullimin dhe koordinimin e ngarkesave të transmetimit, frekuencat dhe linjat e voltazhit;
- Regjistrojnë vlerat nga diagrama, matësa dhe kalibratorë në intervalet e caktuara, duke ndërhyrë me veprime rregulluese sipas rastit;
- Përfundojnë manovrimet dhe mbajnë të dhënat e nënstacionit, regjistrojnë, raportojnë dhe komunikojnë me personelin e stacionit për të vlerësuar gjendjen e gatishmërisë së pajisjeve;
- Zbatojnë me përpikmëri grafikun e ngarkesës së parashikuar nga departamentet e planifikimit;
- Monitorojnë punën dhe marrin masa mbrojtëse ndaj pajisjeve që punojnë në mbingarkesë;
- Raportojnë në frekuencë orare ngarkesat e stacionit tek qendra dispeçere, sipas kërkesave të saj;
- Pastrojnë dhe mirëmbajnë pajisje të tilla si gjeneratorët, bojlerët, turbinat, pompat, kompresorët, radrizatorët, IVP etj. në mënyrë që të shmangen avaritë apo një dëmtim i parakohshëm i tyre;
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik, të shkarkimit të plotave dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë nga një shkollë e mesme profesionale. Në disa raste diplomë nga një shkollë e mesme e përgjithshme dhe eksperiencë pune disa vjeçare është gjithashtu e vlefshme
Informacion shtesë
Teknikët e pajisjeve të prodhimit të energjisë mund të marrin rritje në kategori nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në varësi të vjetërsisë në punë dhe rezultateve të kontrollit.
Me kryerjen e studimeve bachelor në Inxhinieri Mekanike ata mund të punojnë si përgjegjës turni e më tej, me eksperiencë dhe rezultate të kënaqshme në punë mund të ngarkohen me detyrën e Shefit të sektorit të shfrytëzimit.
Profesionet në këtë grup
- Dispeçer i stacionit të energjisë elektrike
- Teknik i gjeneratorit të energjisë elektrike (avull).
- Teknik i gjeneratorit të energjisë elektrike (hidroelektrike).
- Teknik i gjeneratorit të energjisë elektrike.
- Teknik i impiantit të energjisë
- Teknik i impiantit të energjisë diellore.
- Teknik i impiantit të energjisë elektrike.
- Teknik i impiantit të energjisë gjeo-termale.
- Teknik i impiantit të energjisë hidroelektrike.
- Teknik i impiantit të energjisë së avullit.
- Teknik i impiantit të gazit dhe prodhimit të energjisë elektrike.
- Teknik i impiantit të gazit natyror dhe prodhimit të energjisë elektrike.
- Teknik i kuadrit shpërndarës të gjeneratorit të stacionit të energjisë
- Teknik i kuadrit shpërndarës të stacionit të energjisë elektrike.
- Teknik i turbinës së prodhimit të elektricitetit.
- Teknik i turbinës së prodhimit të energjisë elektrike.
- Teknik i turbinës së stacionit të energjisë
- Teknik ratifikues i rrymës elektrike
- Teknik i pajisjeve primare të impiantit të energjisë elektrike
- Teknik i pajisjeve sekondare të impiantit të energjisë elektrike
- Teknik në termocentrale
- Teknik i centrali bërthamor/nuklear të prodhimit të energjisë
- Teknik i kontrollit të shpërndarjes
- Teknik stacion të prodhimit
- Teknik i sistemit të energjisë

