3122Përgjegjës prodhimi

Grup njësi · 20 profesione

Përshkrimi

Përgjegjësi i prodhimit siguron mbarëvajtjen e të gjithë procesit të prodhimit deri në produktin përfundimtar, sipas kërkesave të klientit. Ai planifikon, organizon, mbikëqyr dhe kontrollon punën e përditshme në lidhje me planet e prodhimit, personelit, pajisjet e makineritë, bazën materiale, llogaritjen e kostos apo kohës së punës etj., përdor dhe përgatit dokumentacion teknik, përgatit raporte të ndryshme apo dokumente të tjera dhe bashkëpunon me punëtorët, kontrollorët e cilësisë apo dhe drejtues të tjerë të prodhimit. Përgjegjësi i prodhimit orienton, udhëzon apo trajnon personelin për procese të ndryshme pune gjatë prodhimit. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të prodhimi apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë punën e përditshme në lidhje me planet e prodhimit, personelit, pajisjet e makineritë, bazën materiale etj.;
  • Organizojnë punën e përditshme në përputhje me planifikimet e bëra dhe teknologjitë përkatëse të prodhimit;
  • Kryejnë punë parapërgatitore për proceset e prodhimit (p.sh. përgatitje shablloni etj.);
  • Organizojnë proceset e prodhimit duke identifikuar hapat dhe burimet e nevojshme për zhvillimin e procesit të prodhimit;
  • Përcaktojnë planin e prodhimit dhe hapat përkatëse të procesit të prodhimit;
  • Përzgjedhin makineritë dhe pajisjet e duhura për proceset e ndryshme të punës;
  • Llogaritin kohën për çdo proces të prodhimit;
  • Përgatitin raporte të vlerësimit të kostos dhe të dhënat e tjera;
  • Kryejnë ndarjen e punës për çdo punonjës;
  • Identifikojnë mungesën e personelit ose të komponentëve dhe marrin masat e duhura në raste të tilla;
  • Orientojnë dhe udhëzojnë personelin për procese të ndryshme pune gjatë prodhimit;
  • Kryejnë trajnimin e personelit të ri;
  • Bashkërendojnë dhe mbikëqyrin veprimtarinë teknike të procesit të kontrollit;
  • Bashkërendojnë dhe mbikëqyrin mirëfunksionimin e makinerive dhe pajisjeve të prodhimit;
  • Mbikëqyrin ecurinë e procesit të prodhimit duke kërkuar zbatimin e standardit të cilësisë;
  • Ndërhyjnë e zgjidhin problemet që dalin gjatë procesit të prodhimit;
  • Përdorin dhe përgatitin dokumentacionin teknik apo dokumente të tjera;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Komunikojnë me eprorët dhe vartësit në mënyrë profesionale;
  • Bashkëpunojnë me të tjerët;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Identifikojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së shëndetit në punë;
  • Respektojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së shëndetit në punë ;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose një shkolle profesionale në këtë fushë;
  • Preferohet të ketë 2 vjet përvojë të mëparshme në fazat ndryshme të prodhimit;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një përgjegjës prodhimi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel drejtues prodhimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit në fushat përkatëse të prodhimit.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme të tilla si: Përgjegjës për përpunimin e konfeksioneve, përgjegjës për përpunimin e lëkurës, përgjegjës për përpunimin e letrës, përgjegjës për përpunimin e metaleve, përgjegjës për përpunimin e plastikës, përgjegjës për përpunimin e tekstileve, përgjegjës për përpunimin të produkteve ushqimore etj.

Profesionet në këtë grup

  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e dheut
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e drurit
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e kabllove elektrike.
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e konfeksioneve
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e lëkurës
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e leshit
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e letrës
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e metaleve
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e plastikës
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e produkteve të gomës
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin e tekstileve
  • Përgjegjës prodhimi për përpunimin të produkteve ushqimore
  • Përgjegjës sektori në prodhim
  • Përgjegjës turni në prodhim industrial
  • Përgjegjës turni
  • Brigadier në prodhim
  • Kontrollues i cilësisë së prodhimit në tekstil-konfeksione
  • Kontrollues i cilësisë së prodhimeve të lëkurës
  • Kontrollues i cilësisë së prodhimit në industrinë ushqimore
  • Kontrollues i cilësisë së prodhimi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye