3121Përgjegjës në minierë
Grup njësi · 15 profesione
Përshkrimi
Përgjegjësi në minierë merret me mbikëqyrjen e të gjithë operacioneve të punës në minierë apo gurore, bën organizimin e vogël të punës duke mbikëqyrur zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe raporton te eprorët për mbarëvajtjen e punës. Ai mund të punësohet në kompani minerare të nëntokës dhe ato të sipërfaqes.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyrin grupin e punës për kryerjen e punëve me lëndë plasëse në përputhje me rregullat e sigurimit teknik;
- Përcaktojnë dhe rekomandojnë nevojat për personel dhe materiale për aktivitetin e përditshëm në miniera apo gurore;
- Kryejnë kontrollin e të gjithë punëtorëve për mjetet ndezëse në galeri, pajisjet personale dhe maskatvetë shpëtuese, para fillimit të punës;
- Kryejnë kontrollin e gjendjes teknike të fronteve të punës, si dhe makinerive apo pajisjeve që përdoren në ndërresën e tij;
- Kontrollojnë vijën e shembjes, së bashku me minatorin e rrëzimit për të lejuar fillimin e punës në frontin përkatës;
- Zbatojnë me korrektësi urdhrin e punës të nënshkruar prej tij;
- Zbatojnë grafikën e pushimeve të punëtorëve;
- Bëjnë organizimin e vogël të punës, brenda ndërresës së tij, në përputhje me urdhrin e punës;
- Koordinojnë aktivitetin e grupeve të punës për nxjerrjen e mineraleve në përputhje me urdhrin e punës;
- Komunikojnë me personelin manaxherial dhe teknik apo departamente të tjera dhe kontraktorët për të zgjidhur problemet operacionale;
- Rekomandojnë masa për manaxherët e minierave lidhur me përmirësimin e aktivitetit;
- Hartojnë raportin ditor të punës së kryer për punëtorët e ndërresës së tij;
- Mbikëqyrin cilësinë e prodhimit në ndërresën e tij;
- Raportojnë tek drejtuesit për mbarëvajtjen e punës gjatë ndërresës së tij;
- Japin urdhër për ndalimin e punës në frontin e tij në rast të ndonjë rreziku të mundshëm;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose i një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të ketë eksperiencë pune si zjarrmëtar të paktën 3 vjet;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një përgjegjës ndërrese në minierë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në manaxheri në një njësi prodhimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier miniere.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: përgjegjës i njësisë së prodhimit në minierë, përgjegjës i cilësisë, përgjegjës i repartit mekanik, përgjegjës i transportit, përgjegjës i sigurimit teknik në minierë, përgjegjës guroreje etj.
Profesionet në këtë grup
- Përgjegjës guroreje
- Përgjegjës në minierë në nëntoke
- Përgjegjës në minierë në sipërfaqe
- Përgjegjës për vendosjen e minave
- Përgjegjës sektori në minierë
- Përgjegjës turni në minierë
- Përgjegjës turni nëntoke në minierë
- Brigadier në minierë
- Krye sondisti në minierë
- Teknik gjeolog
- Përgjegjës në shfrytëzimin minerar
- Përgjegjës në përpunimin minerar
- Përgjegjës në ndërtime e punime nëntokësore
- Përfaqësues miniere
- Zëvendës manaxher miniere

