2619Specialistë të tjerë ligjor

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Specialisti/ja tjetër ligjor/e kryen veprimet e nevojshme për të siguruar burimet e provës dhe për të grumbulluar gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit apo veprime procedurale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Ai/Ajo përpilon dokumente testamenti dhe proces-verbal të çeljes së testamentit, përpilimin dhe vërtetimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për shitblerjen dhe transaksionet tjera pronësore, përpilimin dhe vërtetimin e akteve të ndryshme përmes të cilëve krijohen dhe zhvillohen bizneset dhe puna, verifikimin e nënshkrimeve, dokumenteve si dhe kopjeve të dokumenteve, autorizime të ndryshme apo dokumente të tjera ligjore të përcaktuar me ligj. Specialist/ja ligjor këshillon në hartimin e dokumenteve ligjorë; Ky grup përfshin specialistët e tjerë ligjor që nuk klasifikohen diku tjetër në nëngrupin 261, Specialistë në fushën ligjore. Ai mund të punësohet në institucione publike apo private të drejtësisë të niveleve të ndryshme, në institucione të tjera që aplikojnë shërbime ligjore apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

Oficeri i policisë gjyqësore

  • Marrin dijeni për veprat penale;
  • Parandalojnë ose pengojnë pasojat e mëtejshme që rrjedhin nga veprat penale;
  • Hetojnë e ndjekin në dinamikë zbulimin e autorëve të veprës penale;
  • Kryejnë veprimet e nevojshme për të siguruar burimet e provës dhe për të grumbulluar gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal;
  • Kryejnë çdo hetim dhe veprim të urdhëruar ose të deleguar nga organi procedues;
  • Kryejnë veprime procedurale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore penale;
  • Kryejnë veprime në kuadër të marrëdhënieve juridiksionale penale me autoritetet e huaja brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
  • Kryejnë çdo detyrë të tjetër të parashikuar në legjislacionin në fuqi.
  • Mbajnë dhe administrojnë dosjen dhe të gjitha provat në rrugë procedurale;
  • Përcaktojnë, me hetim gjyqësor, shkaqet e çdo vdekjeje jo natyrore.

Noteri

  • Kryejnë, për personat fizikë e juridikë, veprime që synojnë realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme;
  • Sqarojnë personat fizikë e juridikë për të drejtat dhe detyrat që rrjedhin prej veprimeve të caktuara juridike;
  • Paralajmërojnë për pasojat që vijnë nga kryerja e veprimeve noteriale, me qëllim që të mos dëmtohen interesat e tyre nga mosnjohja e ligjit;
  • Këshillojnë palët që të paraqiten në organet e tatimit për efekt të pagimit të tatimit, në rastet kur kryen veprimet noteriale që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronësisë;
  • Përpilojnë dokumente testamenti dhe proces-verbal të hapjes së testamentit;
  • Kryejnë përpilimin dhe vërtetimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për shitblerjen dhe transaksionet tjera pronësore, P.sh: Kontrata për transferimin e pasurisë së paluajtshme, për hipotekën, kontrata për këmbimin, deklarata për heqje dorë nga bashkëpronësia, kontrata për pengun e pasurisë së luajtshme, kontrata qiraje, kontrata mbi të drejta pronësore të tjera, etj.;
  • Kryejnë përpilimin dhe vërtetimin e akteve të ndryshme përmes të cilëve krijohen dhe zhvillohen bizneset dhe puna si: Përpilimi dhe vërtetimi i akteve të shoqërive tregtare, vërtetimi i nënshkrimeve në aktet e shoqërive tregtare, vërtetimi i kontratave të punës, Autorizimi të ndryshme, etj.;
  • Kryejnë verifikimin e nënshkrimeve, dokumenteve si dhe kopjeve të dokumenteve, verifikimin dhe vërtetimi i kontratave, ekstrakte nga arkiva dhe vërtetimi i tyre;
  • Njësojnë me dokumentet origjinale dokumente dhe informacione personale për qëllime të ndryshme, sipas kërkesës së klientit;
  • Kryejnë ruajtjen e dokumenteve duke përfshirë testamentet apo sendet me vlerë, siç janë: stoli ari, gjëra me vlerë të familjes, etj. e sidomos në rast të trashëgimisë;
  • Këshillojnë hartimin e dokumenteve ligjorë;
  • Kryejnë përgatitjen dhe certifikimin e dokumenteve për regjistrimin e markave dhe patentave;
  • Kryejnë përgatitjen dhe certifikimin e kontratave, tenderave dhe marrëveshjeve të biznesit;
  • Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jenë me arsim të lartë juridik.
  • Të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës apo të ketë dhënë provimin e shtetit për profesionin përkatës.
  • Të mos kenë qenë të dënuar ndonjëherë dhe të gëzojnë reputacion të mirë.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës gjyqtarë. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një specialist tjetër ligjor mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e drejtësisë.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Hetues/Oficer i policisë gjyqësore, këshilltar ligjorë, noter, mjek ligjor.

Profesionet në këtë grup

  • Hetues/Oficer i policisë gjyqësore
  • Këshilltar ligjorë
  • Noter
  • Specialist për shërbimet juridike
  • Përgjegjës sektori në prokurime publike
  • Kryesekretar ligjor
  • Kancelar ligjor
  • Jurist/Specialist për prokurime publike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye