2612Gjyqtarë

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Gjyqtari/ja interpreton dhe zbaton rregullat e procedurat ligjore në fuqi dhe merr vendime në lidhje me pranueshmërinë e provave dhe fakteve të paraqitura në gjykatë duke studiuar çështjet ligjore dhe duke argumentuar vendimet e marra. Ai/Ajo këshillon në përmirësimin, modifikimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues. Ai/Ajo mund të punësohet në gjykata të niveleve të ndryshme apo në Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë gjyqet dhe seancat gjyqësore;
  • Interpretojnë dhe zbatojnë rregulla të procedurës dhe marrjen e vendimeve në lidhje me pranueshmërinë e provave;
  • Udhëzojnë jurinë lidhur me ligjet që janë të zbatueshme për rastin në gjykim;
  • Përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e palëve të përfshira në gjykim;
  • Vlerësojnë, duke marrë parasysh provat në gjykime dhe vendosë për shkeljet ligjore apo pafajësinë, për shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit apo të pandehurit;
  • Përcaktojnë masën e dënimit për persona që kanë bërë shkelje penale apo civile;
  • Përcaktojnë shkallën e dëmtimit apo dëmshpërblimit në rastet civile, sipas rregulloreve dhe procedurave të paracaktuara;
  • Lëshojnë urdhra gjyqësore (p.sh. urdhër mbrojtjeje, urdhër ndalimi, urdhër lirimi);
  • Marrin vendime mbi divorcet dhe ndan pasuritë mes bashkëshortëve;
  • Përcaktojnë kujdestarinë e fëmijëve mes prindërve dhe kur këta kontestojnë përcaktojnë kujdestarë të tjerë;
  • Studiojnë çështjet ligjore dhe shkruajnë opinione mbi to duke argumentuar vendimet e marra;
  • Studiojnë parimet ligjore, statutet dhe vendimet e mëparshme gjyqësore që lidhen me raste të veçanta;
  • Këshillojnë në përmirësimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues;
  • Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.;
  • Të jenë me arsim të lartë juridik;
  • Të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës;
  • Të mos kenë qenë të dënuar ndonjëherë dhe të gëzojnë reputacion të mirë.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës gjyqtarë. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një gjyqtar mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e drejtësisë në nivelet më të larta të gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në juridik.
  • Të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Gjyqtar, Gjyqtar në Gjykata të rrethit, Gjyqtar në Gjykata të apelit, Gjyqtar në Gjykatën e Lartë, Kryetar gjykate etj.

Profesionet në këtë grup

  • Gjyqtar
  • Gjyqtar/Gjykata e apelit
  • Gjyqtar/Gjykata e rrethit
  • Gjyqtar/Gjykata e Lartë
  • Kryetar gjykate
  • Gjyqtar/Gjykata Kushtetuese

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye