2611Juristë

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Juristi/ja jep këshilla ligjore klientëve në një shumëllojshmëri të subjekteve, harton dokumente ligjore, përfaqëson dhe mbro klientët para gjykatave të niveleve të ndryshme apo bordeve administrative në raste ose sjelljen shkeljeve penale apo i udhëzon ata. Ai/Ajo këshillon në përmirësimin, modifikimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione publike apo private të drejtësisë të niveleve të ndryshme, në institucione të tjera që aplikojnë shërbime ligjore apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Japin këshilla juridike klientëve në një shumëllojshmëri të subjekteve dhe ndërmarrja e biznesit;
  • Studiojnë parimet ligjore, statutet dhe vendimet e mëparshme gjyqësore që lidhen me raste të veçanta;
  • Mbledhin prova për të formuluar një mbrojtje apo për të filluar veprime ligjore, me mjete të tilla si intervistimin e klientëve dhe dëshmitarëve për të konstatuar faktet e një çështjeje;
  • Vlerësojnë faktet e mbledhura dhe të gjetura dhe zhvillon strategji dhe argumente në përgatitje për prezantimin e rasteve;
  • Mbrojnë rastet e klientëve përpara gjykatave të niveleve të ndryshme dhe bordeve administrative;
  • Udhëzojnë klientët mbi vetë deklarimin në gjykatat të niveleve të ndryshme të drejtësisë;
  • Veprojnë si avokat i popullit në emër të shtetit;
  • Negociojnë në çështjet që përfshijnë konteste ligjore;
  • Këshillojnë në përmirësimin, hartimin dhe përgatitjen e rregulloreve të legjislacionit ekzistues;
  • Kryejnë hartimin e dokumenteve ligjore të tilla si kontratat, transaksionet e pasurive etj.;
  • Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare juridik.
  • Të jetë shtetas shqiptar jo më pak se 25 vjeç.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të ketë përfunduar Shkollën e Magjistraturës.
  • Për avokat duhet të ketë kaluar provimin e shtetit.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Pas ushtrimit të detyrës për një afat jo më të shkurtër se 5 vjet në Prokuroritë pranë Gjykatës së shkallës së parë, prokurori mund të emërohet në njërën nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit. Pas ushtrimit të detyrës për një afat jo më të shkurtër se 10 vjet në Prokuroritë pranë Gjykatës së shkallës së parë ose jo më të shkurtër se 5 vjet në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit, prokurori mund të emërohet në strukturën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në juridik.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: avokat, avokat populli, jurist, jurist për administratë publike, prokuror etj.

Profesionet në këtë grup

  • Avokat
  • Avokat populli
  • Jurist
  • Jurist për administratë publike
  • Prokuror
  • Prokuror i përgjithshëm
  • Avokat shteti
  • Këshilltar juridik
  • Jurist për shoqëritë tregtare

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye