2250Veterinerë
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Veterineri/ja diagnostikon, parandalon dhe trajton sëmundje, dëmtime dhe disfunksione të kafshëve, kryen ndërhyrje kirurgjikale te kafshët, trajtimin e plagëve, trajtimin kockave e thyera, shërbime dentare, vaksinimin e tyre, jep shërbime obstetrike për kafshët. Ai/Ajo mbikëqyr prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe mënyrën e mjetet e përdorimit, si dhe zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të stabilimenteve të prodhimit, rritjes, ruajtjes apo tregtimit të tyre. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione kompani shërbimesh dhe kontrolli veterinar, në spitale veterinar, në institucione arsimore, në qendra studimi shkencor, në laboratorë veterinar, në institucione të prodhimin e produkteve biologjike dhe farmaceutike, në qendra të tjera të kujdesit dhe kontrolli veterinar apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyrin zbatimin e masave veterinare në mbajtjen, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve;
- Mbikëqyrin identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale veprimtarinë e personave fizikë ose juridikë, të autorizuar për identifikimin;
- Mbikëqyrin prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e produkteve mjekësore veterinare;
- Mbikëqyrin prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe mënyrën e mjetet e përdorimit;
- Kryejnë përshkrimin dhe administrimin e ilaçeve, analgjezikëve dhe anestezisë lokale dhe të përgjithshme;
- Kryejnë teste me anë të teknikave të imazherisë diagnostiko, radiografi dhe ultratinguj;
- Kryejnë ndërhyrje kirurgjikale te kafshët apo trajtimin e plagëve;
- Trajtojnë kockat e thyera të kafshëve;
- Japin shërbime obstetrike për kafshët;
- Kryejnë shërbime dentare për kafshët;
- Kryejnë vaksinimin e kafshëve;
- Testojnë kafshët për praninë e sëmundjeve ngjitëse;
- Kryejnë autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes apo procedurat e eutanazisë (vdekje të lehtë) për kafshët;
- Marrin kampione dhe materiale patologjike për analiza, me qëllim kontrollin e shëndetit të kafshëve dhe e dërgojnë në laboratorët veterinarë për të përcaktuar sëmundje infektive të kafshëve;
- Kontrollojnë dhe pezullojnë veprimtarinë e fermave për mbarështimin, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve, produkteve embrionale, materialeve të papërpunuara me origjinë shtazore, në rastet e mospërputhjes me standardet sanitaro-veterinare, si dhe në rastet e sëmundjeve infektive;
- Konfiskojnë dhe urdhërojnë asgjësimin e produkteve me origjinë shtazore, të papërshtatshme nga ana sanitaro-veterinare, si dhe produktet mjekësore veterinare;
- Mbikëqyrin zbatimin e masave për parandalimin, zbulimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve dhe për mbrojtjen e shëndetit publik nga zoonozat;
- Inspektojnë ambientet e jetesës së kafshëve për të mbikëqyrur zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare në fermat blegtorale, në rritjen e kafshëve të destinuara për eksperimente, në inkubatorët, rezervatet, qendrat e grumbullimit, tregjet e kafshëve të gjalla, qendrat e blerjeve dhe pikat e pushimit të kafshëve, kopshtet zoologjike ose miniparqet;
- Mbikëqyrin zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të stabilimenteve të prodhimit dhe të ruajtjes së spermës së kafshëve e vezëve të fekonduara;
- Mbikëqyrin zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të mjeteve të transportit, të përdorura për transportin e kafshëve dhe mënyrën e transportit të tyre;
- Mbikëqyrin mbetjet e substancave të dëmshme në kafshë;
- Marrin pjesë në programe për parandalimin, shfaqjen dhe përhapjen e sëmundjeve të kafshëve;
- Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të kafshëve;
- Lëshojnë certifikata shëndetësore veterinare, që vërtetojnë përputhjen me kërkesat mjekësore veterinare për lëvizjen, transportin, shkëmbimin, tregtimin, eksportin ose hedhjen në treg të kafshëve të gjalla, produkteve embrionale, produkteve me origjinë shtazore, sipas modelit të miratuar;
- Këshillojnë klientët mbi shëndetin, ushqimin, higjienën, mbarështimin dhe kujdesin ndaj kafshëve;
- Informojnë strukturat përkatëse të shëndetit publik, në rastet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse te kafshët;
- Kryejnë kërkime shkencore ne fushën e veterinarisë;
- Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë për zbulimet e arritura;
- Zbatimin e masave karantinore për kafshët dhe produktet me origjinë shtazore, në rastet e shpërthimeve të sëmundjeve infektive;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës veteriner. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin asistentit/ teknikut veteriner. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një veteriner mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e veterinarisë.
- Praktikën mjekësore veterinare mund ta ushtrojnë personat, që kanë kualifikimin e duhur profesional dhe janë të regjistruar në Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar dhe në shërbimin veterinar si më poshtë:
- mjekët veterinarë;
- farmacistët veterinarë;
- teknikët veterinarë (me arsim para universitar);
- teknikët e ndërzimit (inseminatorët).
- Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e veterinerit.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: . epidemiologjist në veterinari, kirurg në veterinari, veteriner etj.
Profesionet në këtë grup
- Epidemiologjist në veterinari
- Kirurg në veterinari
- Patolog Kafshëve
- Veterinar në laboratorë
- Veteriner/inspektor i pikës së kalimit të kufirit
- Veteriner
- Veteriner/inspektor shëndeti për kafshët

