225Veterinerë
Grup i vogël · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Veterinerët kryejnë diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të kafshëve, kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, trajtimin e plagëve, trajtimin kockave e thyera të kafshëve, vaksinimin e tyre, etj.. Ata/ato mbikëqyrin zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të stabilimenteve të prodhimit, rritjes, ruajtjes apo tregtimit të tyre, kontrollojnë prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Veterinerët lëshojnë certifikata shëndetësore veterinare dhe informojnë strukturat përkatëse të shëndetit publik, në rastet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse te kafshët. Ata mund të punësohen në institucione kompani shërbimesh dhe kontrolli veterinar, në spitale veterinar, në institucione arsimore, në qendra studimi shkencor, në laboratorë veterinar, në institucione të prodhimin e produkteve biologjike dhe farmaceutike, në qendra të tjera të kujdesit dhe kontrolli veterinar apo të vetë-punësohen.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyrin zbatimin e masave veterinare në mbajtjen, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve;
- Kontrollojnë prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e produkteve mjekësore veterinare, të dezinfektantëve, dezinsektantëve, deratizuesve, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre;
- Kryejnë përshkrimin dhe administrimin e ilaçeve, analgjezikëve dhe anestezisë lokale dhe të përgjithshme;
- Kryejnë teste laboratorike, ndërhyrje kirurgjikale, trajtimin e plagëve, të kockave të thyera të kafshëve apo vaksinimin e tyre;
- Kryejnë autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes apo procedurat e eutanazisë (vdekje të lehtë) për kafshët;
- Kontrollojnë dhe pezullon veprimtarinë e fermave për mbarështimin, prodhimin dhe tregtimin e kafshëve, produkteve embrionale, materialeve të papërpunuara me origjinë shtazore, në rastet e mospërputhjes me standardet sanitaro-veterinare, si dhe në rastet e sëmundjeve infektive;
- Urdhërojnë asgjësimin e produkteve me origjinë shtazore, të papërshtatshme nga ana sanitaro-veterinare, si dhe produktet mjekësore veterinare;
- Mbikëqyrin zbatimin e masave për parandalimin, zbulimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve dhe për mbrojtjen e shëndetit publik nga zoonozat;
- Inspektojnë ambientet e jetesës së kafshëve për të mbikëqyrur zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare në fermat blegtorale, në rritjen e kafshëve të destinuara për eksperimente, në inkubatorët, rezervatet, qendrat e grumbullimit, tregjet e kafshëve të gjalla, qendrat e blerjeve dhe pikat e pushimit të kafshëve, kopshtet zoologjike ose miniparqet;
- Mbikëqyrin zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare të mjeteve të transportit, të përdorura për transportin e kafshëve dhe mënyrën e transportit të tyre;
- Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të kafshëve dhe lëshojnë certifikata shëndetësore veterinare;
- Këshillojnë klientët mbi shëndetin, ushqimin, higjienën, mbarështimin dhe kujdesin ndaj kafshëve;
- Informojnë strukturat përkatëse të shëndetit publik, në rastet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse te kafshët;
- Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
- Të jetë i aftë mendërisht.

